Shënim: Majko flet për nevojën e një grupi të guximshëm e idealist në drejtësi. A është gati ta mbështesë politika një të tillë?

Ish kryeministri Pandeli Majko, i ndodhur në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, me sfond raportin e fundit të Transparency International. Majko pohoi se Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit. “Vendi ka ligje shumë të mira, por korrupsioni shihet në publik si një çështje e pashpresë”, tha Majko, për të bërë më pas një pohim kyç: Shqipërisë i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të guximshëm, të cilët nuk mund të justifikohen më se politika është e paprekshme.
Në momente të ndryshme, kjo nevojë është pohuar nga disa njerëz publikë aapo politikanë shqiptarë. Është evokuar madje edhe periudha e fillimviteve 90-të në Italinë fqinje, ku një grup gjyqtarësh e prokurorësh të vendosur, iu kundërvunë mafias dhe shndërruan klasën politike të vendit. Por deputeti Majko me këtë pohim të drejtë sado që të vonuar duhet të ketë parasysh edhe diçka tjetër: Prokurorët e gjykatësit italianë vërtet u përleshën me krimin e organizuar dhe politikanët e korruptuar, por veç opinionit publik kishin mbështetje nga një gjyqësor dhe disa politikanë gjithashtu të papërlyer, pa harruar forcat e policisë dhe karabinierisë. A është pra i gatshëm Majko dhe kolegë të tij të mbështesin dhe promovojnë një forcë të tillë idealistësh?
a.k
Comments
Pyetja do riformuluar: A
<p>Pyetja do riformuluar: A eshte i gatshem Ilir Meta dhe te ndershmit e tjere te ketij vendi te mbeshtesin dhe promovojne nje force te tille idealistesh?</p>
pas 20 vjet ne pushtet
<p>pas 20 vjet ne pushtet politikane si majko duhet ta fillojne me doreheqje sepse ishin dhe jane shkaku i te gjithe ketyre te keqijave. ato i kan caktu vet tgjith kta gjyqtare qe kemi sot dhe sidomos majko qe ka 20 vjet ne komision e ligjeve te marr pergjegjsin e vet per falimentimin e ktij sistemi. por mesa duket politikanet tane vetem dine te konstatojne dhe asnjiher nuk dine te falen per fajet qe kan bere ne vite</p>
Majko moja , flet per "guxim"
<p>Majko moja , flet per "guxim" ? Jo moreee ! S'ta mban vete eee ? Do djem shqiptare per "sakrifice" dhe pastaj ti gorani i bullgarit te marresh ceverine eee ? Si Sali serbo-greku apo Nano greko serbi eee ? Ti e ke mbaruar "juridikun" , pse nuk futesh prokuror , madje ne krye fare te "ekipit shpetimtar" ! Ty te genjeu mendja dhe bere Kryeministrin , pa qene asnje dite ne pune , dhe nuk ben dot rolin e prokurorit dhe gjyqtarit ?</p><p>Ne paste fatin ky Atdhe , qe ndonje dite fati t'i sjelle djem shqiptare ne krye , ti more Majko , bashke me te gjithe te tjeret Sali Berish & Nanoish dhe Edramish-Lulish , me soj e sorrollop , do te merrni arratine nga ky vend ! I keni bere 1000 te zezat dhe prape nuk po ngopeni ! Burgu per juve eshte "lluks" , sipas te drejtes se "Zotit" dhe i "perjetshem" eshte pak , sipas ligjit !</p>
Majko per Kryeprokuror ! Le
Majko per Kryeprokuror !
Le te shofim sa b***e do kete zotnia qe kerkon qe te tjeret te pastrojne m***n qe politika e PD/PS prodhoi per 22 vjet.
Ne se don te tregoj vertet se asht i paster, ka ardh koha me tregua se e ka pernjimend apo tall menderen me popullin e shkrete.
Hajde Majko, len deputetllikun e baniu prokuror dhe filloje nga ish FRESH-istat, Ilir e Monika Meta/Kryemadhi, te shofim sa vlere ke si rob.
Perndryshe "hyn fjal nga dole" thena na, e baniu gati se Ed Rama ta ka vu lapsin e ma sje nlist per kurifar gjaje sot 4 vjet.
Shnet e tmira,
Add new comment