Shpend Ahmeti kryen mrekullinë e Prishtinës. Tronditet politika "tradicionale"

PDK e Thaçit ka fituar në 10 komuna, LDK në 9, AAK e Haradinajt në 3, AKR e Pacollit në 2, ndërsa Shpend Ahmeti kandidat i Vetëvendosjes ka dalë fitues në Prishtinë. Këto janë të dhënat nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, kur spikat padyshim Prishtina dhe fitorja e Ahmetit. Aty u përqëndrua edhe gara më e fortë për kryetar komune në këto zgjedhje të pjesshme në Kosovë; në bazë të rezultateve paraparake, Shpend Ahmeti ka fituar me 51.5% kundrejt kandidatit të LDK, Isa Mustafa, i cili ka marrë rreth 48,5% të votave. “Mrekullia e Prishtinës” qëndron në faktin se Ahmeti vinte nga poshtë në raundin e parë, me rreth 30% të vova ekundrejt mbi 41% të Isa Mustafës, kreu i LDK-së.
Shpend Ahmeti erdhi në Vetëvendosje nga partia Fryma e Re, që u shkri me lëvizjen e Albin Kurtit. Por sipas analistëve, ai kishte edhe më herët mbështetje dhe kredite personale në elektorat, përtej VV-së, në këtë fitore historike.
Rezultatet e tjera i gjeni edhe në linkun: http://www.koha.net/?page=1,17,167711
a.k
Comments
Eshte lajm me te vertet i

Eshte lajm me te vertet i bukur,fitorja e Shpend Ahmetit ne Prishtine.

Per mua si rezidente e Shqiperise,eshte po kaq e bukur edhe dalja erezultatit

te votimit brenda nates;si deshmi e respektimit te vullnetit sovran te njerzve.

Një falenderim të madh

Një falenderim të madh Prishtinalinjve; e kanë hak të quhen krenaria e shqiptarisë.

Vetvendosjes urime për këmbënguljen, dinjitetin dhe fitoren.

Paska shqetesu shume kjo

Paska shqetesu shume kjo fitore

Add new comment