Leskaj: Auditimin e Crown Agent fare mirë mund ta kishte bërë KLSh-ja

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, ka dhënë një intervistë në numrin e kësaj jave të revistës Klan, ku ka folur për fluksin e madh të kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve abuzues me paratë e buxhetit të shtetit, marrëdhëniet e tij me kabinetin e ri qeveritar dhe bashkëpunimin me organin e akuzës. Ndër të tjera në këtë intervistë të gjatë, Leskaj i është përgjigjur edhe pyetjes mbi ardhjen e një kompanie ndërkombëtare auditimi në Shqipëri për transparencën e financave të vendit. Edhe pse ky është një vendim politik dhe ai nuk e paragjykon që ekspertiza e huaj është profesionale, Leskaj thotë shprehimisht se “me përgjegjësi theksoj, se ne jemi në gjendje të kryejmë çdo auditim që do të na kërkohet, më mirë se sa filialet e kompanive të huaja ndërkombëtare të auditimit në vendin tonë. Por jo vetëm ne. Dhe një grup i zgjedhur prej audituesve të brendshëm të sektorit publik, në varësi të Ministrit të Financave dhe Kryeministrit, mund ta kryente”. Intervista e plotë, në numrin aktual të revistës në treg, nr. 847.
a.k
Comments
ti nuk je i besueshem bujo

ti nuk je i besueshem bujo doganieri

Jariiiii... thuaj shyqyr

Jariiiii... thuaj shyqyr që zullumet janë aq të shumta në këtë vend sa të gjithë zullumqarët janë të qetë, pasi probabiliteti i drejtësisë mbi ta është shumë i ulët...

POR! mos harro që gjithë pislliqet e administratave kanë edhe çertifikatën e pastërtisë prej institucionit KLSh. Nuk dyshoj fare që për cdo kazus që ngrihet sot për abuzimet me pushtetin nxjerrin edhe shkelje skandaloze të KLSh-së, dhe jo rrallë edhe të Prokurorisë...

... se harrova - mungesa e besueshmërisë për standartet shqiptare nuk vjen prej mungesës së profesionistëve në shoqëri, por prej zbythjes që ka pësuar sistemi i vlerave (duke sjellë edhe humbjen e peshës së zërit profesionist) kundrejt presionit ruralo-primitiv të kohëve tona (Berisha është lideri më i spikatur dhe më me "rendiment" i kësaj flame).

Ate edhe mund ta besh por

Ate edhe mund ta besh por problemi eshte se zotrote nuk paguan dot Tony Blair dhe as nuk i sig dot rames takime ne Londer

Sigurisht qe mund ta bente

Sigurisht qe mund ta bente KLSH , sepse edhe per Crown Agent shumica e ekonomisteve jane ekonomiste shqipetar te punesuar nga Crown Agent...

KLSH eshte e pabesueshme .

Add new comment