Një botë ku përgjohet çdo gjë. Edhe Obama nuk përdor iPhone për arsye..sigurie!

5 miliardë të dhëna në ditë për qindra milionë aparate. Ky është volumi i punës që Agjencia Kombëtare e Sigurisë të SHBA-ve, NSA, kryen përmes gjurmimit telefonik. Ëashington Post citonte një zyrtar të NSA-së që theksonte se agjencia “po kapte volume të jashtëzakonshme të dhënash që vijnë nga kabllet që lidhin rrjetet globale të telefonisë celulare”. Për të kuptuar apektin praktik të këtij monitorimi të paprecedent, vetë WP, nënvizonte se NSA-ja është në gjendje që “të lokalizojë celularët kudo në botë, gjurmojë lëvizjen e tyre dhe të zbulojë marrëdhëniet e fshehta mes njerëzve që i përdorin ato”. (http://www.washingtonpost.com/world/national-security/nsa-tracking-cellphone-locations-worldwide-snowden-documents-show/2013/12/04/5492873a-5cf2-11e3-bc56-c6ca94801fac_story.html). Thënë ndryshe, na duhet vetëm të korrigjojmë pak imagjinatën tonë, kur shpesh na shkon mendja se rreth e rrotull mund të ketë shpirtra apo fantazma që na shohin dhe vëzhgojnë heshturazi. Kjo re përgjimi është shumë e madhe edhe sepse nuk është monopol amerikan. P.sh, agjencia “Reuters”, bënte me dije se edhe Presidenti amerikan, Barak Obama nuk përdor iPhone “për arsye sigurie”. Nga kush ruhet vallë Obama në telefonatat e veta?! Reuters abstragonte me lajmin, duke shtuar se Apple ishte një ndër kompanitë që i siguronte të dhënat e serverit NSA_së, por kjo është hedhur poshtë nga Apple. (http://news.yahoo.com/obama-says-39-not-alloëed-iphone-39-security-022147707--sector.html)
s.z
Add new comment