Greqia ka marrë 250 miliardë euro borxhe, por klasa politike mbetet optimiste. Venizellos: Vendi po ndryshon

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 08:45

Greqia ka marrë nga aktorët financiarë ndërkombëtarë 250 miliardë euro, një shifër marramendëse, e megjithatë ekipi drejtues në Athinë shprehet optimist. Numri dy i qeverisë, Evangjelos Venizellos, deklaroi dy ditë më parë para gazetarëve se ajo çfarë Greqia po i kërkon partnerëve është “njohja substanciale, jo retorike e sakrificave të popullit grek. Ne duam që ata të kuptojnë atë që tregu ka kuptuar: Greqia ka ndryshuar”. Duke folur për borxhin ai pranoi shifrën prej 250 miliardë eurosh, por ka shtuar se ajo është shfrytëzuar e plotë. Sipas Venizellos, çdo qasje tjetër, që përpiqet të ulë profilin e Greqisë në këtë moment, priret të riciklojë krizën.

Më shumë në: http://www.mfa.gr/en/current-affairs/top-story/deputy-prime-minister-and-foreign-minister-venizelos-statements-to-hellenic-public-television-on-the-margins-of-the-nato-ministerial-brussels-december-2013.html

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.