Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë. Pak ditë më vonë pritet vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 06:12

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, eurodeputetit kroat Nikola Vuljaniç. Pas diskutimeve, me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, rezoluta u miratua duke njohur kështu përparimin e Shqipërisë. Pas kësaj, do të jetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, që do të duhet të marrë një vendim për statusin e vendit tonë. Pothuajse si përherë, këshilla kryesore që PE-ja ka vendosur para klasës politike shqiptare, është dialogu, duke nënvizuar si element shumë pozitiv pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe tranzicionin e qetë të pushtetit.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.