Shpend Ahmeti: Duhet të lidhim bashkëpunim me Bashën. Me Ramën, e kemi të ndërtuar..

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që i përket lëvizjes ‘VETËVENDOSJE’, ka folur për herë të parë për një gazetë në Tiranë, DITA-n. Ai i tha gazetarit Xhevdet Shehu se fitorja e Vetëvendosje-s nuk pati asnjë mbështetje nga PDK e Thaçit (siç aludojnë disa zëra) për të hedhur Isa Mustafën e LDK-së. Këta zëra thonë se këtë aleancë e ka “bekuar” vetë Edi Rama.“ VETËVENDOSJE! nuk operon me variante aleancash, ku votuesi, qytetari konsiderohet si objekt i cili mund të përdoret sipas interesit të pronësuesit partiak, ” u përgjigj thjeshtë Ahmeti.
Ahmeti ruan ekuilibër në raport me PD e PS në Tiranë, përkatësisht Bashën e Ramën (me këtë të fundit, marrëdhëniet “janë tashmë të ndërtuara”)
Për Bashën:
Kemi ndjekur prej distance udhëtimin e tij politik e institucional. Do të na duhet të lidhin bashkëpunim intensiv me qenë se shumë pak është bërë midis Prishtinës dhe Tiranës.
Për Ramën:
Me Kryeministrin Rama i kemi tashmë të ndërtuara [marrëdhëniet]. Ka pasur vizita dhe më herët në Prishtinë. I ka të qarta qëndrimet tona politike e social-ekonomike. Po ashtu si ish kryebashkiak i Tiranës patjetër që do të kemi për të kërkesën për të na i kaluar përvojat që qytetarët në Tiranë i kanë vlerësuar si pozitive.
k.c.
e plotë:
Add new comment