Prona, biznese, depozita bankare të vëna në pak kohë; zyrtarët e lartë të drejtësisë, më të pasurit në Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:24

Ajo që duket në sipërfaqe është 1/7 e ajsbergut. Gazeta Shqip në një shkrim të ditës së sotme është përpjekur të zbulojë pjesë të tjera nënujore të ajzbergut të disa nga dhënësve kryesorë të drejtësisë në Shqipëri. Dhe çfarë ka dalë nga një vëzhgim i thjeshtë?  

Përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri rezultojnë të jenë më të pasurit rreth 4000 zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilët në mënyrë vjetore kanë detyrimin ligjor të deklarojnë pasuritë. Pjesa dërrmuese e gjyqtarëve, nisur nga ata të Shkallës së Parë dhe duke përfunduar te anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deklarojnë pronësi mbi apartamente të shumta, dyqane që lihen me qira, makina, duke arritur edhe tek fermat bujqësore. Po kështu, llogaritë bankare të tyre shtohen me mijëra euro për çdo vit, pa llogaritur dhe shpenzimet e majme për fëmijët, të cilët kryesisht shkollohen në universitete private jashtë vendit. Ajo që është vënë re ndër vite nga deklaratat e pasurisë të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, lidhet me faktin se rrallëherë përfaqësuesit e këtij sistemi marrin një kredi bankare për të investuar dhe në mjaft raste përdorin borxhin personal. Ky fenomen i shtuar në radhët e gjyqtarëve i marrjes borxh mbi bazën e marrëveshjeve personale me persona privatë, u bë shkas për ndryshime ligjore, të cilat i kanë hapur rrugën hetimit në rast dyshimi dhe të atyre që u japin borxh personave publikë.  

Më tej në gazetën Shqip (print) dhe në faqen e saj on-line, në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/12/07/dhenesit-e-drejtesise-zyrtaret-... jepen edhe rritjet e shpejta të disa zyrtarëve të lartë të drejtësisë si të Xhezair Zaganjorit, Elvis Çefës, Bashkim Dedjes, Neshat Fanës, Dhurata Haverit, Tritan Hamitajt, Ilir Mustafajt, Dritan Cakës, Hysen Salikos etj.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.