Ridvan Bode, Shaban Memia dhe Ardian Kollozi, drejt ndjekjes penale, zhdukën 30 milionë të legalizimeve

Pas paraqitjes së gjendjes skandaloze në ALUIZNI nga kryetari i saj aktual, Artan Lame, që tha se ky institucion ka falimentuar, pasi janë legalizuar vetëm 10 përqind e banesave të regjistruara, ndërsa paratë e rreth 50 mijë praktikave janë arkëtuar dhe kanë shkuar në buxhet, por për vite me radhë nuk është bërë legalizimi, gazeta SOT zbulon një aferë tjetër të rëndë financiare, atë të zhdukjes së 30 milionë dollarëve të mbledhura nga qytetarët për legalizimet dhe që duhet të përdoreshin po për legalizimet, por që kanë shkuar në destinacion tjetër.
Sipas gazetës së mësipërme, emri i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, del i implikuar në këtë skandal financiar, por në skenë kanë dalë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, si Shaban Memia dhe Ardian Kollozi, dy ish-krerët e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Treshja në fjalë, e njohur për lidhjet e ngushta me Sali Berishën, ka falimentuar ALUIZNI-n, duke e kthyer në një zgafellë korrupsioni. Deri tani (2008-2013) janë mbledhur 7,9 miliardë lekë (79 milionë USD), nga të cilat 6,98 miliardë duhet të kishin shkuar në një llogari të veçantë të buxhetit të shtetit për t’u përdorur eskluzivisht për kompensimin e ish-pronarëve. Por në fakt, vetëm një pjesë e kësaj shume (4 miliardë lekë) ka shkuar në destinacion, ndërsa rreth 3 miliardë lekë Ministria e Financave i ka përdorur për qëllime të tjera dhe në kundërshtim me ligjin.
Zh.
Comments
Me falni por perpara se ta
<p>Me falni por perpara se ta botoni lajmin duhet ta shikoni ne se eshte i qarte sepse keto detyrime kane shkuar ne Ministrine e Financave , pra nuk jane vjedhur dhe per keto nuk pergjigjen Kollozi e Memija. mbase duhej te ankoheshin ?!?</p>
Filloi fshesa :)
<p>Filloi fshesa :)</p>
Shoke, harrojeni '45. Me
Shoke, harrojeni '45. Me ngadale, me shtruar shoke..., me pak propagande shokeni!
Add new comment