Tritol për të vënë ligjin: në Pallatin e vjehrrit të Bashës po hapen 1500 vrima

Tritoli pritet të shembë dhe ndërtesën e ashtuquajtur të “vjehrrit të Lul Bashës”. Sipas medieve, sot në mesditë INUK mori në dorëzim kompleksin "Jon" të ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë, banorët dolën, po nis hapja e vrimave. Për të mos rrezikuar dështimin, trupat e xhenios kanë 5 ditë kohë për ta bërë gati për ekzibicionin e rradhës: ekspertët pritet të hapin rreth 1500 vrima në kollonat e betonit të kompleksit.
Leja ndërtimore e kompleksit “Jon” në Vlorë, sipas burimeve të prokurorisë ka dalë “Nul” që në momentin kur për këtë çështje, janë konstatuar shkelje të rënda dhe se sot para gjykatës është dërguar një person i pandehur që është ish-drejtuesi i Urbanistikës në bashkinë Vlorë Odhise Zoto. Banorët apartamentet i kanë blerë me një çmim prej 1300 euro metro katror, ndërkohë që qeveria vendoste ti shpërblente me 570 mijë lekë të vjetra.
k.c.
Comments
Shpresoj te jem i gabuar,

Shpresoj te jem i gabuar, por...kujtesa rikthehet vetiu.

Komunistet gjithnje kane ardhur ashper, ne mos dhunshem, ne pushtet.

Me prishje, konfiskime, arrestime, neper rruget kendohet "Hakmarrje..."

[Nuk me prek aspak perkatesia e ketij pallati gjigand, qe shpreh makuterine dhe naivitetin pushteteror te

njerezve afer Lulezim Bashes. Ata, nese e donin, duhet ta ruanin nga veprime te tilla dhenderrin e tyre. Nuk jam me ata qe e quajne Pallati i Bashes, s'ka pune dhenderri me vjehrrin, ne parim. Por pergjegjesia morale eshte e

padiskutueshme. Basha duhet te kerkoj falje per turpin me te cilin e ngarkuan njerezit e tij...]

Por, me tremb revanshi i Rilindasve: tritoli nuk eshte mjet konstruktiv.Parate per konfiskimin nuk shtojne pasuri per njerezit e thjesht, qe duan te ndryshoj per mire jeta e tyre, pasi dikush u be me pushtet...

Prishje te tilla jane luks.

Fajtoret, nese ka, duhet te paguanin ata, jo shteti me parane e njerezve qe paguajne taksat.

Deklarata e Shpetim Gjikes, qe pallati eshte ngritur me leje, edhe pse prej nje goje te perfolur,

eshte akuze e rende per Edi Ramen.

Pas renies se tymrave qe do ngrihen prej hedhjes ne ere te atij pallati (qe rrezoi ish-Poziten),

do nise te bjere edhe entuziazmi per pushtetaret e rinj: Cfare do ngrejme ne vend te kesaj qe prishem duke paguar?!

Do ndertojm hapsiren publike
Do ndertojm hapsiren publike zoteri ne te cilen disa horra te pushtetit zaptua. Me ane te forces qenies ne pushtet.jam dhe do jem antar i pd por gjithmon do bie dakort me funksjonin e ligjit ne menyre te barabart
Add new comment