Padia ndaj Imamit për fondet: Reklama, karburant dhe fushatë

Padia e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj ish-ministrit Arben Imami, e dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme, si element kryesor por jo të vetëm të akuzave për "Shpërdorim detyre", "Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti", si dhe "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”, ka një tender reklamash me vlerën 1.2 milionë USD.
"Në kundërshtim me ligjin, paratë e MEICO-s i shpenzuat për spote publicitare dhe aktivitete sportive në shumën 120 mln lekë të reja", ka thënë më herët ministrja Kodheli. Sipas ministres vetëm në periudhën maj-qershor 2013 u harxhuan 62 mijë litra karburant. Gjithashtu para zgjedhjeve të 23 qershorit ishte deputeti socialist Taulant Balla, që në një dalje publike akuzoi ish-ministrin Imami për shpërdorim fondesh publike për fushatë, në favor të Partisë Demokratike në pushtet.
Përpara kësaj padie, PS kishte njoftuar se kishte depozituar në prokurori një denoncim për abuzimin me reklamën shtetërore në shifrën 16 milionë dollarë gjatë 5 vjetëve të fundit. Gjithashtu, edhe nënkryetari tjetër i grupit të PS-së, Erjon Braçe, në një nga publikimet e tij pati bërë të ditur se, reklama e Ministrisë së Mbrojtjes, e shfaqur nëpër TV ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra vetëm për një muaj fushatë elektorale. Edhe një nen tjetër i Kodit Zgjedhor shkelet me këtë rast, përkatësisht neni 84 e ndalon qartësisht përdorimin e fondeve publike për reklama dy muaj para zgjedhjeve.
a.k
Comments
Keto jane si ato kafete e

Keto jane si ato kafete e Nexhmijes. Pse nuk hetohet procesi i cmontimit te armeve? Se aty ka qene thela e madhe.

Kjo eshte nje akuze e paster

Kjo eshte nje akuze e paster politike qe i ben PS-ja PD-se. Ndryshe nuk ka si shpjegohet prononcimi i dy "uleritesve te gjithckaje" Brace e Balla! Njeri me mashtrues se tjetri! Nqs. do te kishim nje aktpadi serioze dhe te rregullt atehere fjalen duhet ta kishin vetem institucionet, ne kete rast Min. e mbrojtjes-Prokuroria! Cdo perzierje partiake nga krahezjaturit e perhershem Brace-Balla te jep pershtypjen dhe konfirmon qellimin e nje goditje politike per inate apo sa per sy e faqe karshi BE-se se gjoja po luftojne korrupsionin. E cuditeshme eshte edhe argumenti me shperdorim fondesh per hater te miqesise. Gjithkush e di se shumica e Mediave ne Shqiperi e deri te Ekspresi ne Kosove jane Media "shtepiake" te PS-se. Lufte klanesh Mediatike? Po demshperblimi me 5 milion € per llogari te inatit te Rames dhe projekteve te tija personale me te ashtuquajturen "Lungo Mare" qe e ka zanafillen te lejet e dhena gabin nga po Gjika i PS-se nuk quhet shperdorim i fondeve ne kurriz te popullit?

Qeveria te interesohet me pare per ata dy vellezerit e mjere qe u vrane sikur te ishin kafshe nga policia Greke sepse argumentet me "trafikante" e "toke greke" nuk i japin askujt te drejte te vrasesh si te vij per shtat.

Mos u nervozo Kevinjon dhe

Mos u nervozo Kevinjon dhe mos te te vije inat qe po akuzohet Imami. Sigurisht qe akt akuza do vije nga prokuroria dhe ska asgje te keqe nese denoncimin e ben PS.

Jo per gje por gjykatat akoma i ka ne dore Berisha, edhe per pak. Maloku nuk mund te jete gjykates, sepse mbi te gjitha eshte shpellar.

Shumica e mediave ne Shqiperi jane te PS???

Mbaj shenim:

RD, Gazeta 55, Panorama, TVSH, Klani, Balkan Web..............e di ti qe keto jane te PD???????????????

Sa per ata vellezerit. Gjynah se jane njerez, por peshkatare me kallash une nuk kam pare ndonjehere....

Uroj qe hajduti ish minister

Uroj qe hajduti ish minister te behet shembull dhe te kalbet ne burg dhe te paguaj deri ne nje te gjithe demet qe i ka shkaktuar vendit me mega vjedhjet e tij.

Add new comment