I prangosur në sallë si Kadri Hazbiu. Mesazhi i akullt i Kim Jong Un-it

Krahasuar me arkivat e diktaturës sonë komuniste, pamje të tilla të kujtojnë arrestimin e Kadri Hazbiut në plenum, që mund të gjenden në youtube. Fjala është për Korenë e Veriut, ku raportimet e rezervuara për eliminimin politik (si fillim) të njeriut të dytë të regjimit u konfirmuan nga vetë Pheniani, me pamjet e arrestimit spektakolar mes një mbledhjeje ditën e djeshme, të burrit të hallës së diktatorit Kim Jong Un, zv.shefi i ushtrisë Jang Song Thaek. Në një profil të shkurtër në huffingtonpost.com, Thaek përshkruhet si regjenti i pushtetit, i vetmi që nuk duartrokiste e as shprehte entuziazëm në takimet masive të diktatorit riosh, ku njerëzit shkuleshin vetëm për ta parë nga afër. Mesazhi që donte të përcillte Kim Jong Un, dy vjet në pushtet, është: Askush nuk është i paprekshëm, as familja. Akuzat ndaj Thaek variojnë nga korrupsioni, tek morali i shthurrur, por është e qartë se Un kërkon të rivendosë polin e pushtetit nga ushtria e fuqishme, tek partia. E nga ana tjetër, t’i bëjë të qartë elitës komuniste se vetëm një kusht është i panegociueshëm: Besnikëria ndaj liderit. Për analistët ka vetëm një paqartësi, që mban emrin e hallës së Kim Jong Un-it dhe pasardhësja e vetme e gjallë e liderit themelues të Koresë komuniste, Kim Ir Sen. Ç’do të ndodhë me Kim Kyong Hui?
Njohësit e anglishtes mund të lexojnë në linkun: http://www.huffingtonpost.com/2013/12/09/jang-song-thaek-purge_n_4411608.html
a.k
Comments
C'a mut komunistash jane keta
<p>C'a mut komunistash jane keta mor aman, keta jane monarki e trashegueshme ku babai i le djalit trashegim partine dhe vendin, qe nga 1945 te tre liderat jane te dinastise Kim duke trasheguar ne linje direkte nga Kim gjyshi te Kim baba dhe tani te Kim djali. Keta jane akoma mesjete, komunizmin e kane butaforik si gjethe fiku ... C'na i sillni ketu se na prishet midene. Edhe lereni keto krahasime prej populizmi vulgar, Enveri me keta ishte han Shan hane Bagdad. </p>
Add new comment