I prangosur në sallë si Kadri Hazbiu. Mesazhi i akullt i Kim Jong Un-it

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 15:51

Krahasuar me arkivat e diktaturës sonë komuniste, pamje të tilla të kujtojnë arrestimin e Kadri Hazbiut në plenum, që mund të gjenden në youtube. Fjala është për Korenë e Veriut, ku raportimet e rezervuara për eliminimin politik (si fillim) të njeriut të dytë të regjimit u konfirmuan nga vetë Pheniani, me pamjet e arrestimit spektakolar mes një mbledhjeje ditën e djeshme, të burrit të hallës së diktatorit Kim Jong Un, zv.shefi i ushtrisë Jang Song Thaek. Në një profil të shkurtër në huffingtonpost.com, Thaek përshkruhet si regjenti i pushtetit, i vetmi që nuk duartrokiste e as shprehte entuziazëm në takimet masive të diktatorit riosh, ku njerëzit shkuleshin vetëm për ta parë nga afër. Mesazhi që donte të përcillte Kim Jong Un, dy vjet në pushtet, është: Askush nuk është i paprekshëm, as familja. Akuzat ndaj Thaek variojnë nga korrupsioni, tek morali i shthurrur, por është e qartë se Un kërkon të rivendosë polin e pushtetit nga ushtria e fuqishme, tek partia. E nga ana tjetër, t’i bëjë të qartë elitës komuniste se vetëm një kusht është i panegociueshëm: Besnikëria ndaj liderit. Për analistët ka vetëm një paqartësi, që mban emrin e hallës së Kim Jong Un-it dhe pasardhësja e vetme e gjallë e liderit themelues të Koresë komuniste, Kim Ir Sen. Ç’do të ndodhë me Kim Kyong Hui?

 

Njohësit e anglishtes mund të lexojnë në linkun: http://www.huffingtonpost.com/2013/12/09/jang-song-thaek-purge_n_4411608.html

 

a.k

Comments

Submitted by Veizi i Velos t... (not verified) on

<p>C&#39;a mut komunistash jane keta mor aman, keta jane monarki e trashegueshme ku babai i le djalit trashegim partine dhe vendin, qe nga 1945 te tre liderat jane &nbsp;te dinastise Kim duke trasheguar ne linje direkte nga Kim gjyshi te Kim baba dhe tani te Kim djali. Keta jane akoma mesjete, komunizmin e kane butaforik si gjethe fiku ... C&#39;na i sillni ketu se na prishet midene. Edhe lereni keto krahasime &nbsp;prej populizmi vulgar, Enveri me keta ishte han Shan hane Bagdad.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.