Teatri Kombëtar në reformë. Tre artistë kandidojnë në vend të Skramit: Bitri, Vasili dhe Çuli

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 04:40

Teatri Kombëtar pret drejtorin e ri pas shkarkimit të drejtorit Kristaq Skrami. Shqiptarja.com njofton se mes artistëe është rritur ankthi, edhe për faktin se reforma e pritshme e shpallur nga Ministria e Kulturës, ndryshon mënyrën si do të kontraktohen artistët që do të punojnë për TK. Por ndërsa nuk ka mbaruar ende afati i aplikimeve, mësohen emrat e tre konkurrentëve më të fortë, të cilët duken se janë më afër kritereve të shpallura nga Ministria, ku ndër to theksohet edhe “që të dëshmojë përvoja ndërkombëtare”. Kanë aplikuar për drejtor të Teatrit Kombëtar aktorja Luli Bitri, aktori e regjisori Laert Vasili (foto), si dhe aktori dhe regjisori i njohur Hervin Çuli. Luli Bitri vitet e fundit ka pasur një karrieë të spikatur në Itali, Laert Vasili prej 14 vjetësh punon si aktor e regjisor në Greqi, ndërsa Hervin Çuli është i njohur si një ndër artistët më të angazhuar në Shqipëri me projekte dhe premiera. Besohet se apolikime të tjera do të vijojnë të bëhen deri në datën 26 dhjetor ku mbyllet zyrtarisht afati.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.