Demaçi “deheroizon” Rugovën; dhe i jep përgjigje Mark Krasniqit

Adem Demaçi e konfirmon, më saktë e përforcon, idenë e vet mbi Ibrahim Rugovën të shprehur në një takim universitar që është mbajtur në nderim të Nelson Mandelës. Në një intervistë për Express-in, ai thotë se Rugova ka qenë një antivlerë. “Ai i është zgërdhirë Millosheviçit para televizionit të Serbisë, populli e ka parë dhe krejt bota e ka parë. E kanë dëgjua kur ka thënë se duhet me ndalë luftën. E dinë krejt bota se e ka marrë aeroplanin e kasapit të Ballkanit, e atij që vrante, digjte e piqte e shkërmonte Kosovën, [dhe] me aeroplan të tij e mori familjen dhe disa dashamirë të vetë dhe iku e shkoi në Itali. [E la] popullin për me shpëtu prapanicën e vet; këtë veç një frikacak i madh e bën.” – është shprehur Demaçi.
Më tej, kosovari i vlerësuar me çmimin ‘Saharov”, u ndal tek një frazë e Mark Krasniqit. “Do ish mirë që Demaçi të kish vdekur para se të dilte prej burgut”, citohet të ketë thënë Krasniqi. Dhe përgjigja e Demaçit është: “Zoti i madh deshti, dola prej burgut, edhe s'kam faj unë pse di me fol dhe me thanë të vërtetën. Marku e ka shprehë dëshirën e vetë, por ajo dëshirë e tij është një turp i tij". Por ai vetë nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. "Unë për vete nuk dëshiroj që Marku me vdekë edhe pse i ka më shumë 90 vjet", ka thënë ai.
Re.Pu.
Comments
Ashtu asht e verteta. Ne

Ashtu asht e verteta. Ne kohen e luftes ne Kosove na asht dasht me strehu disa kosovare. Ndermjet tyne dhe mjaft djelmosha te rinj. Kur u thojshim ç'ka bani ktu? Pse nuk shkoni me luftu, atje bashke me UÇK? -Pergjigja ka qene: Po na jena me Rugoven e nuk e dona luften. Jena per nji zgjidhje paqesore.

E kur i thonim teorine e vertetuar ne praktike, se liria fitohet me pushke, na thoshnin: Jo ky asht nji koncept marksist-leninist. Mirepo koha vertetoi se pushka dhe lufta dhemb per dhemb me pushtuesin serb, ishte ajo qe i dha lirine Kosoves. Sigurisht edhe me nderhyrjen e SHBA-ve. Por po te ishte per politiken paqesore te Rugoves, as SHBA, nuk do te nderhynte dhe Kosova sot do te ishte nen shkaun. Por kosovaret qe duan Rugoven, kane dhe nje dashuri te vjeter per shkien, dhe kjo asht e vertetume...

Keta Rugovaret apo Rugovistat

Keta Rugovaret apo Rugovistat si ia thone emrin kane dale kohet e fundit e i fryjne burive se "luftem e beme ne". Per te qeshur dhe per te qare sa mungese historike kemi si popull. Kur vijonin bombardimet dhe spastrimi etnik ishte ne fazen kulminante, Rugova dilte ne fotografi me Slloben dhe bente thirrje te ndaleshin bombardimet! Te varri i Adem Jasharit kur nuk vajti kurre (e cuditshme).

Sot e kesaj dite vazhdojne me dengla, me mbeshtetjen fuqiplote te mikut te tyre dhe UDB-ashit po aq te njohur Sali Berisha.

Me paturpesine me te madhe aty ku eshte monumenti i Skenderbeut dhe A.Jasharit u ngrit dhe ai i Rugoves. Ndersa zgjedhjet pas lufte i fitoi prape Rugova, ndaj them qe jemi popull kot.

Vox populi - Vox Dei

Vox populi - Vox Dei

Rugova ne seline e NATO-s ne

Rugova ne seline e NATO-s ne Bruksel ne vitin 1998 i cilesoi luftetaret e lirise ne Kosove si "fshatare qe duhen qetesuar". Po ashtu ai ne Parlamentin Europian ne Strasburg e quajti UCK-ne si "dore e zgjatur e Serbise"!!! Por kosovaret kane dashur gjithmone me shume Rugoven dhe pasoshin sesa UCK-ne dhe lirine.

Hidhni balte kudner Rugoves?A

Hidhni balte kudner Rugoves?
A e dini ju LPK-ista se sa shqiptare vrau,deboi,perdhunoi lufta ne Kosove? A e dini ju kush i hodhi bazat e shtetit te Kosoves?A e dini ju kujt "fraksioni" i perkisnin komandantet e Koshares,betejes historike te fituar nga shqiptaret kunder Serbise? A i dini ju bllokimet ne kufi te batalionit Atlantiku,perpjekjet e Ahmet Krasniqit per bashkim dhe kurrsesi per vellavrasje,vrasjet e Ahmetit e te Tahir Zemajt bashke me dy djem? A e dini ju sa komandante te luftes u vrane pas lufte? A e dini ju ku ishte Demaçi me Thaçin gjate luftes? E Qosja çka bente?
A e dini se Kosova eshte nder shtetet me mafioze ne Europe? E pra kryeminister eshte ish LPK-isti i Zvicres Thaçi...atdhetari qe Daçiçit po ia shet Kosoven.
Hah pyetje retorike.Ju shume mire e dini.Po me propagande po mundoheni t'i mbuloni faktet.Ama faktet flasin qarte.
Per Zotin e Madh tradhtare me te medhenj se marksistet kombi shqiptar s'ka pasur.Gjithmone ne kerkim te luftes,te gjakut per me vendose pushtetin e vet kriminal.

Add new comment