Padia e Kodhelit, reagon Imami: Historia nuk mbaron sot dhe këtu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka hedhur poshtë padinë e bërë në adresë të tij nga ministrja aktuale, Mimi Kodheli për të kaluar madje në disa hamendësime dhe akuza të hapura për kryeministrin Edi Rama. Sipas Imamit, padia është hartuar nga ekspertë privatë, në një kohë kur hetimi administrativ nga Auditi i Brendshëm nuk ka përfunduar. “Pyes zotin Rama: Kush e ka hartuar kallëzimin penal kur hetimi administrativ nuk ka përfunduar ende? Ç’është ky “grupi i ekspertëve”, citoj ministren e Mbrojtjes, kur qartazi nuk bëhet fjalë për Drejtorinë e Auditimit të Ministrisë së Mbrojtjes? A nuk janë këta ekspertët privatë të Edvin Ramës me zyrë në Partinë Socialiste dhe a nuk janë grupet famëkeqe speciale të hetimit?”, tha Imami sot. Dhe më tej, me një gjuhë që përsërit termat e dëgjuar shpesh nga PD-ja ish-ministri ka shtuar: “I kujtoj Edvin Ramës dhe të gjithë kësaj shpure se do te mbajnë përgjegjësi të plotë para ligjit. Historia nuk mbaron sot dhe këtu”, tha ai.
s.z
Comments
Imam Bajalldia keto qe thua

Imam Bajalldia keto qe thua jane llafe pazari,tregohu burre dhe shko perballu me drejtesine.

Tere jeten e ke dredhur sa andej ketej, tani te erdhi dita : bjeri drejt, eshte rruga me e shkurter !

Nuk argumenton diteziu,

Nuk argumenton diteziu, nese qendrojne akuzat apo jo, por pyet kush e ka haruar padine. Une e kam hartuar, cfare rendesie ka...

po mire o Ben Imami ,mund te

po mire o Ben Imami ,mund te na thuahs se ku i gjeti nje repart ushtarak 600mije euro sic flitet per Sandrin

ore qe keni vjell e keni bere kerdine kjo nuk diskutohet, mjafton te shohesh pronat e shpite e atyre qe ju kane ndenjur prane , jo me ju vete, kur eshte bo miljarder Balliu & co, si te mendojme ne qe ju keni bere sehir, tju vi turp qe keni vjellur gjakun e ketij populli fukara, dje per koicidence po shihja Opinion dhe levizjen studentore qe u vute ne krye te saj dhe ju quajten lider, ndersa sot jeni bere lider i hajdutllekut ti e shume te tjere me ty , ata te ndershmit ja gjetet menyren per ti asgjesuar , po ti je nje i pafytyre qe ke perfituar nga te gjitha sistemet, artist, pedagog ne monizem, deputet e minister ne cdo qeveri te majte e te djathte , ske asnje ideal thjesht je nje hajdut i pafytyre qe shfrytezon cdo mundesi per te vjedhur e ngrene ne kurriz te popullit tend te varfer, tju vij turp qe historia ju dha shancin te ishin ne faqet e arta te saj dhe ju bete te kunderten , e vendoset veten ne faqet e zeza te saj se bashku me ata dite zinjte e tjere me ne krye Balozin e zi nga dragobia. shprersoj qe prokuroria te jete e drejte , gjykata gjithashtu per ty e per te gjithe faqezinjte e tjere qe do vijojne, ndaj hesht do thoja une se e keni humbur betejen me qytetaret e ndershem te ketij populli dhe duhet te paguani per demet qe i keni sjelle atij , vetem e vetem per te mbushur xhepat e tu dhe te Sandrit

Add new comment