Rikthehet “Patton Boggs”. Tani pranë kryeministrit të ri

Shumëkush mund të kujtojë sulmet e forta ndaj qeverisë së kaluar për shpërdorim fondesh publike në llogari të lobimit që ajo kërkonte në SHBA. Firma “Patton Boggs” është përmendur shpesh në media si përfituese direkte e këtyre fondeve, në këmbim të shërbimeve lobuese. Madje, deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë edhe një padi për këtë kompani, e cila në vitin 2010 ui ngarkua nga qeveria e atëhershme të bënte, përmes një ekipi ekspertësh, vlerësimin e aseteve të Albpetorlit. Të gjitha duket se nuk kanë më ndonjë peshë, pasi “Patton Boggs” është rikthyer, tashmë me një përpjekje ndaj kryeministrit aktual. “Gazeta Shqiptare” dhe gazeta “Shekulli” kanë trajtuar sot riafrimin e kompanisë në Shqipëri. Madje GSH, jep disa detaje si p.sh ai sipas të cilit, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, sot deputet i PS-së, është dorëzani i kontaktit mes kompanisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë përfaqësues të firmës kanë takuar edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta si dhe ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Bëhet fjalë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të mundshme lobimi që synon sjelljen e investitorëve në Shqipëri, që janë shumë të nevojshëm në këtë moment, kur “Moodys” apo “Standard & Poor's” kanë bërë vlerësime jo positive për ekonominë shqiptare. Ndërkohë, nga burime jo zyrtare mësohet se “Patton Boggs” mund të ofrojë konsulencë edhe për trajnimin e diplomatëve shqiptar. Një shenjë për këtë është edhe prania në takime e sekretarit të Përgjitshhëm të Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko.
s.z
Comments
Pse jo ? Nuk ka vetem
<p> </p><p>Pse jo ? Nuk ka vetem premtime elektorale por edhe akuza elektorale ! I vetmi qe del pak si torollak eshte Brace por ai ja ka marre doren ketij roli dhe nuk shqetesohet.</p>
Kjo eshte prova qe Erjon
<p>Kjo eshte prova qe Erjon Brace bertet kot dhe nuk ben asgje konkrete. Le te ngrihet e te bertase tani kunder Patton-Boggs nese ka ndopak koherence.</p>
Add new comment