Debate në parlament për largimet nga administrata. Topalli-Metës: Ke larguar 45 nëpunës nga administrata

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 04:27

Seanca parlamentare e sotme ka nisur me debate të forta mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe parardhsëses së tij, Jozefina Topalli, Shka është bërë pretendimi Ii Topallit për largime nga puna në administratën e Kuvendit, për të cilat ajo edhe ka akuzuar kreune LSI-së. “Unë sjell në vëmendje sot këtu se janë hequr një numër i madh grash femrash nga puna, janë hequr nga puna administrata e Kuvendit. Deri tani janë hequr 45 dhe janë në listë dhe 25 të tjerë, nga një administratë që përbëhet me mbi 200 vetë. Është shpenzuar paraja e dynjasë që të trajnohen këta njerëz dhe këta janë hequr nga puna. Ju përsërisni këtu se jeni konstruktiv, por keni hequr nga puna njerëz që merreshin me botimet e Kuvendit, redaktorë, punonjës të aftë. Nëse konstruktiviteti është të bëni terror ky është një lajm shumë i keq dhe dhurata me shëmtuar që mund t’i bëni vendit, ditën e themelimit të Partisë Demokratike”, tha Topalli. Nga ana e tij, Meta ka replikuar duke thënë se “unë zbatoj ligjin”. 

s.z

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>O debile, por a nuk ishe ti drejtuese e ketij Kuvendi, kur me procedure ke marrre ne pune mbi 70 vete dhe me pas u ke bere konkursin dhe aq te pazote kane qene saqe nuk kane pasur mundesi qe te mbledhin dhe 5-6 shoke e miq, per te bere nje konkurs formal, por me tre vete ku fituesi i paravendosur ka marre piket maksimale 90-100, kurse te tjeret, qe pjesa derrmuese kane qene po nga administrata e Kuvendiit, nuk kane marrre te pakten as 30 piket e arsimimit perkates.... dhe natyrisht qe keta 70 do te largohen nga puna, por duhet te shkojne per ndjekje penale, si abuzues me ligjin edhe Sekretari/ja e pergjithshme e kuvendit me Drejtorin/ren e burimeve njerezore si personat pergjegjes qe nuk kane frenuar kete bajge qe te mos shkele ligjin...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.