Statusi, të gjithë pro në PE, përveç përfaqësuesit lituanez. Në pritje të 17 dhjetorit...

Statusi i vendit kandidat për në BE duket se është kthyer në një proces negociatash. Kështu, Top-Channel, raporton sot seancën e zhvilluar në Parlamentin Evropian, ku është debatuar për Shqipërinë, vetëm pak ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së do të marrë një vendim më datën 17 dhjetor, për t’u sigluar edhe nga Këshilli i krerëve të vendeve të BE-së. Ishte përfaqësuesi i presidencës lituaneze ai që nuk është arritur të bindet për Shqipërinë dhe reformat e kryera prej saj. “Nuk dua të paragjykoj vendimin e ministrave të 17 dhjetorit. Qeveria shqiptare në fillesat e saj duket e vendosur për të përparuar në fusha kyçe. Në të njëjtën kohë, konsideratë e rëndësishme për vendet anëtare mbetet nevoja për qëndrueshmëri e besueshmëri me krijimin e gjurmëve të provave”, tha Vytautas Leskevicius. Ndërkohë, thuajse të gjithë përfaqësuesit e njohur të PE-së në lidhje me çështjet shqiptare, që nga Fule e Doris Pack kanë mbështetur marrjen e statusit. Gjithsesi mbetet ende një votim për t’u kryer që të merret vesh se cili është vendimi, por mund të thuhet se Shqipëria është vetëm një hap nga dera e shumëkërkuar e hapjes së negociatave.
Më shumë në: http://ww.top-channel.tv/artikull.php?id=269113
s.z
Comments
Po ky lituanezi c'ka? Apo
<p> Po ky lituanezi c'ka? Apo ka frike se mbytet Lituania nga emigrantet shqiptare. Si duket kemi te bejme me nje filorus...</p>
Add new comment