Jaruzelski, lideri i fundit komunist i Polonisë shtrohet në spital. Më datën 13, marshim proteste kundër tij

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 14:32

Ish-lideri i fundit komunist i Polonisë, Wojciech Jaruzelski, është shtruar sot në spitalin e Varshavës. 90 vjeçari vuan nga probleme kardiovaskulare dhe është hera e dytë që shtrohet në spital brenda një kohe të shkurtër. Ndërkohë bëhet e ditur se as dy ditësh, pritet që në Poloni të mbahet një marshim proteste, në përvjetorin e 13 dhjetorit 1981, dita kur Wojciech Jaruzelski kërkoi vendosjen e ligjit të luftës kundër lëvizjes ‘Solidarnos”. Jaruzelski erdhi në pushte nga sfera ushtarake. Në vitet 1981-1985 ishte kryeministër dhe mandej në vitet 1985-1990, kryetar shteti si dhe komandanti i Ushtrisë Popullore Polake.

Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/rubriche/mondo/2013/12/11/Jaruzel...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.