TAP, në 2014 oferta publike. 1.5 miliardë euro për Greqinë dhe 1 miliardë për Shqipërinë. Do të përfshihen 55 000 njerëz

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e gazsjellsit Transadriatik(TAP), tenderimi i parë për të cilin do të bëhet në vitin 2014. Ndërsa puna në terren do të nisë në vitin 2015. Lidhur me këtë sot është bërë një komunikim zyrtar sipas të cilit oferta publike do të hidhet mundësisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, ndërsa në datën 17 dhjetor, konsorciumi i Shah Denizit në Azerbajxhan do të publikojë vendimin e vet përfundimtar lidhur me fazën e dytë të financimit të projektit. Në planin praktik TAP-i pritet të çlirojë energji të madhe për Shqipërinë dhe Greqinë, pasi është një projekt që parashikohet të përfshijë 55 000 njerëz me investime që parashikohen të shkojnë jenë në 1.5 miliardë dollarë për Greqinë dhe 1 miliardë për Shqipërinë.
Më shumë në: http://ekathimerini.com/4dcgi/__articles_wsite2_1_11/12/2013_531768
s.z
Add new comment