Ndërtimet pa leje, cenimi i një trashëgimie. Ana tjetër e pranverës arabe në Egjipt

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 20:23

Aleksandria, një nga qyetetet më të veçanta të Lindjes së Afërme, "Perëndimi" i Egjiptit të faranonëve po preket së fundmi nga mania ndërtimeve pa leje, nje fenoment që ne shqiptarët e njohim mirë.  Në disa nga lagjet e saj më të njohura po mbijnë  së fundmi "kulla" të larta, nga ato që perceptohen se sfidojnë një trashëgimi mijëravjeçare. Dhe që po cenojnë harmoninë urbanistike të një qyteti që siç përshkruhet mbledh në vetvete, maltezë, grekë, italianë, hebrenj, levantinë dhe europianë. “Revolucionet kështu janë përherë. Ato ndodhin dhe sjellin trazim, por pastaj shkojnë drejt stabilitetit. Deri sa kjo të ndodhë, gjithkush përfiton për të ndërtuar ilegalisht”, shprehet Fouad Taman, poet, ish-prokuror ushtarak, e që pretendon se trashëgon nofkën “Bardi i Aleksandrisë”, duke marrë shkas nga poeti i njour grek, Kavafis, i cili jetoi dhe vdiq në Aleksandri. Por ka edhe disa që e shohin ndryshe këtë zgjerim të qytetit, ndonëse kaotik. “Alex ishte parathënë që të ishte një qytet kozmopolitan në vetë ekzistencën e saj, me racat e ndryshme që jetonin bashkë në frymën e helenizmit që ishte fryma e kohës. Kjo është arsyeja pse ne themi që Aleks shpiku globalizmin”, shprehet profesor Mohamed Awad.

Më shumë në: http://www.al-monitor.com/pulse/originals/2013/12/alexandria...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.