Atentati i djeshëm te Kryeministria. Prokuroria: “Të gjitha rrugët të çojnë në Vlorë”

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 04:30

Besnik Dervishi më datë 12 tetor të këti viti u prezantua nga Kryeministri Rama si prefekti i ri i Vlorës, njihet për veprimtarinë e tij politike të mëparshme si ministër i Rregullimit të Territorit, deputet i Partisë Socialiste, prefekt i Tiranës, ndërsa në karrierën e hershme edhe si gjyqtar, avokat dhe konsulent juridik.

Pas zbulimit të eksplozivit në automjetin e tij dhe veprimeve intensive hetimore, pyetja që po përpiqen të zbardhin hetuesit është: A ka lidhje kjo ngjarje me qytetin e Vlorës? A ka lidhje kjo vepër penale me detyrën e tij si prefekt i këtij qarku?  Organi i hetimit dyshon paraprakisht se vendosja e lëndës plasëse në automjetin e Dervishit ka shumë mundësi të ketë lidhje me qytetin e Vlorës, duke qenë se ai kishte udhëtuar një ditë më parë nga Vlora drejt Tiranës e më pas e kishte parkuar automjetin gjatë natës në një parkim privat. Pavarësisht se ky është një version që mbetet ende për t’u parë në varësi të provave që do zbulohen gjatë hetimeve, në një kohë që nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së eksplozivit për t’i dhënë një mesazh kërcënues prefektit. Vlora mban rekordin e shpërthimeve me eksploziv në vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet padyshim ajo e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, më 9 shtator 2011. Ende dosja nuk ka asnjë autor.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em><strong>&quot;... Vlora mban rekordin e shpërthimeve me eksploziv në vitet e fundit. ...&quot;</strong></em></p><p>Bravo Vlora &nbsp;e Flamurit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.