Çështje ndërgjegjeje njerëzore: Paraushtaraku serb rrëfen krimet në Kosovë edhe pse i di pasojat që e presin

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 05:42

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Zoran Rashkoviq, ish-pjesëtar i njësitit paraushatarak serb “Çakejtë”, ka treguar për krimet që ka kryer ky njësit në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq të komunës së Pejës, ku janë vrarë më shumë se 100 shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë.

Që kur se ka filluar gjykimi para dy viteve, Rashkoviqi ka qenë nën mbrojtje konstante të policisë në Serbi për shkak se kishte vendosur të dëshmonte haptazi, pa e fshehur fytyrën. Si pasojë e kësaj ai ka marrë kërcënime prej ish-anëtarëve paraushtarakë të kësaj njësie, madje edhe prej njerëzve të policisë që ishin caktuar si roje për ta mbrojtur.

Rashkoviqi ka vendosur të flasë, sepse, siç thotë, është i bindur që në Serbi jeta e tij nuk do të jetë shume e gjatë, për shkak të kësaj dëshmie.

Zh.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Bravo Zoran! Ke kryer krime te llahtarshme, por kur i therret mendjes dhe pendohesh, meriton te pakten nje falenderim si dhe titullin qenie njerezore. Me mire te pendohesh ne kohe duke vene ne rrezik jeten se ta mbash ate peshe aq te rende ne ndergjegje duke jetuar nje jete te mjeruar. Pendimi mbase nuk i lan mekatet e tmerrshme qe meritojne burg, por sjell ndryshim dhe ndryshimi te ndriçon jeten.</p><p>Te shpresojme se shembulli yt do te pasoje te tjere ne menyre qe Serbia fashiste e kriminelit Milosheviç, te kerkoje ndjese zyrtarisht dhe boterisht per krimet e uleta ta kryera ne Kosove. Pas ketij hapi si dhe pas demshperblimit te familjareve dhe vete shtetit kosovar, duhet te vije paqja afatgjate mes popujve tane! Lufta sjell vetem zi, paqja sjell miresi e begati!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.