Aksioni i lojërave të fatit, “Fundi i Marrëzisë”, një marrëzi dhe fiasko e vërtetë e qeverisë Rama

Mbyllja e lojërave të fatit konsiderohet si një prej operacioneve më të mëdha të qeverisë socialiste, pasi gjatë aksionit që u shtri në të gjithë vendin në terren u angazhuan të paktën 6 mijë punonjës policie. Në përfundim të këtij operacioni Ministria e Brendshme tha se u kontrolluan 1374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale zhvillim i palejuar i lojërave të fatit si dhe u proceduan penalisht 534 autorë. Por hetimi për këto raste rrezikon të dështojë, pa i dërguar gjykatës asnjë prej operatorëve që ka kryer aktivitet të paligjshëm. Hetuesit e çështjeve të referuara në Prokurori flasin për pengesa e vështirësi të shumta, duke filluar që nga procedura e ndjekur në operacionin e ngutshëm të policisë e deri tek mungesa e ekspertëve që duhet të asistojnë hetimin. Edhe pse kërkesat e prokurorisë i janë drejtuar Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, rreth një muaj më parë, organi i akuzës nuk ka ende përgjigje për pyetjet e ngritura. Kjo dhe për faktin se sistemimi i makinerive të sekuestruara në Rezervat e Shtetit nuk ju jep mundësi praktike punonjësve të ekspertojnë një për një të gjitha makinetat e sekuestruara. Por problemi kryesor që po mban pezull hetimet është mungesa e ekspertëve që duhet të angazhohen për ekspertimin e të gjitha makinerive të sekuestruara si të paligjshme.
Zh.
Comments
fundi i marrezise nuk ishte

fundi i marrezise nuk ishte per lojrat e fatit me licence o gazeta porky aksion ishte per kompiuterat e zenit qe nuk kishin as licence dhe nuk paguanin as taksa.ti shikoje te gjithe lokalet kishin disa kompiutera qe po te shkruanin admiral nuk u thonte gje tatimoria se ishin te shkelzen berishes.per kete ishte aksioni i lojrave te fatit.ne lagjen time kane qene 8 ambiente me lojra fati tani ka ngelur vetem 1 qe do te thote shate nuk paguanin taksa per shtetin kurse vetem nje ishte i rregullt

Se pari Admiral nuk ka lidhje

Se pari Admiral nuk ka lidhje me Zenin. Ata qe mbanin emrin Admiral ishin ne shkelje te plote me ligjin sepse eshte brand i rregjistruar ne Austri. Por mos valle e ruan kush ketu per brandet?

Se dyti, Rama me trashesine e tij, me interesat e te korruptuarve qe ka ne grupin e tij, beri konfuzion midis aksionit legjitim dhe idese kundra bixhozit. Bixhozi, lloto, etj jane aktivitete qe shume njerezve (moraliste te improvizuar pas humbjes se nje basti) mund edhe te mos u pelqeje por eshte nje e drejte e te tjereve te bejne biznes, per aq kohe sa nuk shkelin ligjet. Edhe ne BE edhe ne USA lejohen por pranojne kushtet dhe kontrollet e shtetit. Por ama dhe shteti u garanton qe do te gjemoje te paligjshmit.

Se treti, deshira jakobine e Saimir Tahiri (qe vjen nga koha kur Zeni, Gita e te tjere e shtynin dhe ai nuk mbrohej dot) beri gje nje kontroll mese i pritur per kaq vite te shihej me sy te keq. Sepse shume biznesmene, jo vetem ne fushen e bixhozit, mund te kene probleme me tatime e taksa, dhe nuk u pelqen qe te shihen ata si armiqte e kombit, kur te tere e dine se si i shkel Koco kontratat e punes (duke vonuar pafund rrogat) apo korrupsionin e deputeteve-biznesmene te PS-se. Edi apo Saimiri te bejne nje kontroll tek Shekulli e Abissnet dhe pastaj te merren me te tjeret.

Se katerti, demi financiar ndaj shtetit i realizuar nga firmat e Zenit ka qene shume i madh. Po me kete dem (takse e munguar=takse e vjedhur) cfare do te beje Edi? Apo nga financa nuk merr vesh dhe prandaj merret me prishje e mbyllje.

Se fundmi, Edi Rama duhet te zere mend e te mesoje te punoj bashke me ligjin. Ai duket qarte se mendon qe ligji eshte ai por e pa edhe dje qe gjykata i tha jo! Nqs nuk deshiron te perfundoje si Sala (se edhe Sala nuk degjeneroi qe vitin e pare) do te i duhej te punesoje edhe disa me te moshuar pervecse cupave me nur te Bashkise. Te mos na e beje pishman voten qe i dhame per te hequr nje plehre si Sala.

Fasade rilindja fasade edhe

Fasade rilindja fasade edhe aksionet e Rilindjes. Si mund te ishte i suksesshem aksioni kur shumica e ketyre 'bastexhinjve' ishin jo vetem me zenin po dhe me liken ...

Kam shkruar dhe here tjeter

Kam shkruar dhe here tjeter ..... nuk eshte gazetari , kur gazetaret shkruajne me iniciale (pseudonime ) .... E natyrisht ne keto raste edhe permbajtja e shkrimit do jete nje "hic " ose vetem provokuese ...

Aksioni ka qene sukses i

Aksioni ka qene sukses i madh, po nuk e kuptoni dot.

Aksioni ishte thjesht per tu treguar te gjitheve kush ishte bossi i ri ne vend. Tani qe e mesuan mund te vazhdojne si me perpara.

vetem se Edi fut turinjte

vetem se Edi fut turinjte edhe ne pune ku zakonisht risku eshte i larte mjaftueshem. koha do ta tregoje sa do te ia shohi hajrin.

Fjalet mund t'i dredhim e

Fjalet mund t'i dredhim e perdredhim si te duam. Por fakti qe mbetet eshte ky: SULMI NDAJ LOJRAVE TE FATIT ISHTE PER TE TREGUAR SE U NDRUA BOSI, SE TANI ATA TE LOJRAVE TE FATIT DUHET TE PRANOJNE DHE TE PERGJIGJEN PERPARA BOSIT TE RI! fjalet e tjera jane fukarallek!

Add new comment