Basha, asnjë fjalë për pallatin, ia ka lënë “shefit”, i cili ka bërë thirrje për t’u “ngritur kundër Edvinit”

Ndërsa kompleksi “Jon” në Vlorë numëronte minutat e fundit të ekzistencës së tij në qytetin bregdetar para shembjes me tritol, kreu i PD, Luzim Basha, është treguar i rezervuar përballë interesit të gazetarëve, duke i orientuar për informacion në Kryeministri. “Për këtë pyesni ‘Arturo Ui-në tek Kryeministria”, tha shkurt Basha. Më pas Basha ka folur për tjetër gjë, për administratën publike, pasi për “pallatin” jo pak minuta më vonë do të fliste vetë “shefi”, i cili ka ka kërkuar nga qytetarët që të ngrihen kundër Edi Ramës.
Eksplozioni i sotëm në Vlorë nuk është vetëm eksplozion në psikikën e një të sëmuri, por është eksplozion potencial në çdo vatër, në çdo shtëpi shqiptare të ndërtuar në përputhje me ligjet e shtetit. Prandaj ftoj të ngrehemi sa më parë kundër Edvinit që vetëm tri javë me parë, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbarë boten për shkatërrimin në Shqipëri të të gjithë arsenalit kimik sirian, tha Berisha.
Zh.
Comments
plaku Mere , fillo numero
<p>plaku Mere , fillo numero tespijet...</p>
Add new comment