Krimi i organizuar dhe korrupsioni, dy ndëshkuesit tanë të kahershëm

“Jo-ja” për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian ka nxjerrë Hollandën si “delen e zezë” të unionit. Ndonëse krahas saj, ishin edhe disa vende të tjera që kundërshtuan një “Po” për Shqipërinë, kundërshtimi, më së shumti indetifikohet me Hollandën. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, se cilat ishin arsyet e këtij pozicioni, ambasadori ynë në Hollandë, Gazmend Barbullushi ka dhënë një përgjigje që nxjerr si konkluzion këtë pasazh: “Një grup partish që përbënin shumicën e ku fatkeqësisht bënte pjesë edhe Partia Liberale në koalicionin qeveritar, kërkuan më shumë rezultate konkrete. Theks të veçantë iu dha luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Barbullushi hedh poshtë mundësinë e kushtëzimit të politikës hollandeze nga marrëdhëniet specifike apo preferenciale me Rusinë dhe Serbinë, apo edhe faktin se “Jo-ja” reflekton “imazhin veçanërisht negativ të Shqipërisë”. Sipas diplomatit shqiptar “informacioni që kanë hollandezët për Shqipërinë është i mangët”. Por kërkesa dhe pretendimi i disa vendeve të Europës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, mund të shpresohet se sjell edhe një element pozitiv. Ndoshta ky presion i BE-së do ta detyrojë klasën politike në Tiranë të kalojë nga retorika në veprime konkrete, aq më tepër kur edhe në vitin 2005 edhe në vitin 2013, rotacioni u aktualizua si shprehi e vullnetit të përgjithshëm për të ndryshuar kulturën e tanishme.
s.z
Comments
Te dhjefsha ambasadorin kur
<p>Te dhjefsha ambasadorin kur thote qe ...."Sipas diplomatit shqiptar “informacioni që kanë hollandezët për Shqipërinë është i mangët”. po pse nga kush pret ti te rregulloje imazhin e Shqiperise ... nga Ver Llapa....??? Po ti me se merresh, perse te kane shpure aty...???? Po ç'jane keta legena mer daj, qe as veten e tyre nuk dine te ruajne... e jo mo interesat e vendit te tyre....</p>
Add new comment