Aksioni opozitar, Topi: “Qëndrimi ynë për qeverinë pas 100 ditësh”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 13:02

Përveç Partisë Demokratike, që është opozita kryesore dhe ajo parlamentare e qeverisë, duket se këto ditë në skenë është rikthyer më aktive edhe Fryma e Re Demokratike. Kreu i saj, Bamir Topi u shfaq sot në emisionin “Panteon” të moderatores Nisida Tufa në “Neës24” për të bërë disa vlerësime mbi situatën e fundit politike në vend. Topi është përqendruar te “loja” politike e PD-së, duke sulmuar kryesisht ish-kryetarin e saj Sali Berisha për autoritarizëm. Kur vjen puna te qëndrimet e PD-së ndaj qeverisë, ai ka thënë se: “Ai lloj padurimi për të sulmuar mazhorancën është totalisht i papranueshëm. Detyra e opozitës është të bëjë komente dhe oponencë, por pas 100 ditësh. Nga janari do të shfaqemi qartazi në pozicionin tonë”. (http://www.balkanweb.com/kryesore/1/topi-pd-kishte-drejtim-te-gabuar-autoritarizmi-vijon-ta-demtoje-partine-164101.html). Kundrejt vijës së PD-së, ende pa një analizë përfundimtare për humbjen, pa rizgjedhur organet drejtuese dhe pa njohur publikisht përgjegjësitë e saj për gjendjen e sotme, kjo e Topit aktualizohet si një alternativë e arsyetimit politik që mungon aktualisht djathtas. Gjithsesi, ka disa veprime publike, që po përvijojnë dy nivele operimi në PD. Së pari, kreu i saj i ri, Lulzim Basha sa vjen dhe po qëndron larg debateve për të shkuarën e afërt, larg përballjes së “fortë” që konsumon, por pa humbur sensin e protagonizmit. Basha është parë së fundmi në takime me të rinj, ose në tryeza me biznesin për buxhetin. Thënë shkurt, në një përpjekje për të ngjizur aksionin e ri politik të PD-së dhe opozitës nën një imazh të ri. Është edhe operimi i ish-kryetarit Sali Berisha, që sipas gjasave ka marrë përsipër punën e rëndë, atë të përballjes dhe sulmit ndaj qeverisë, të ndezjes së debatit parlamentar, kritikës dhe akuzës, duke u vendosur në një pozicion konsumimi politik që tanimë nuk ka kosto për të. Por pyetja që shtrohet është se çfarë kostoje apo avantazhi sjell për opozitën prania e Berishës aktualisht?

s.z

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Vetem kjo eshte pyetja????!!!! Po tallemi??!! Basha ngjizje?? Basha opozitarizem?? Abuzues i padijes popullore, me propagande dhe argumenta te mbrapshte e te genjeshter, duke shfrytezuar ndjesite negative te nje pjese te popullsise qe ne mos per interesa, nga padija votojne PD-ne si alternative ndaj PS-se por kurre si alternative reale...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.