SHBA i jep azil politik ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Luan Hoxha

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka fituar statusin e azilantit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokati i tij, Ibrahim Lahi, i intervistuar nga Top-Channel, konfirmon një lajm të tillë, i cili lidhet me një nga personat e lidhur me përgjegjësi institucionale me ngjarjen e Gërdecit. Madje Hoxha është dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, pa harruar faktin që ai është zyrtarisht një person në kërkim. “Interpoli mund ta ketë në kërkim, klienti im, Luan Hoxha e ka marrë statusin e azilantit politik në SHBA, çka do të thotë që edhe ata kur i kanë dhënë këtë status, kanë gjykuar për mënyrën e procedimit dhe dënimit të tij", tha Lahi. Nuk mund të mos bjerë në sy fakti se ndërsa ndaj Shqipërisë apelohet për reformë në Drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit, përfitimi i këtij statusi nga ana e Hoxhës, në praktikë e pezullon gjykimin e tij. Nga ana tjetër Lahi ka shtuar se për çështjen e dosjes gjyqësore të Gërdecit, klienti i tij ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269544&ref=fp
s.z
Comments
Mos! Perseri Imperializmi

Mos! Perseri Imperializmi Amerikan po na ve gure ne rrota ne marksiste-leninsteve shqiptare. Ku je o shoku Enver, ngrihu nga varri dhe na shpeto nga imperializmi (ok, duhet te shtoja edhe revizionizmi, po ai na e mori te keqen vetevetiu, pa ndihmen tone).

Nuk eshte pune imperializmi

Nuk eshte pune imperializmi amerikan. Eshte pune e inkonsistences se Botes kur behet fjale per vende per te cilat ata nuk e cajne koken.

Vendimet judiciale amerikane nuk jane as te padiskutueshme e as gjithmone te drejta. Edhe mua si autorit te shkrimit ideja qe nje ushtarak te jete duke u persekutuar per aresye politike me duket absurde. Sigurist qe nga ana proceduriale hetimet dhe gjykimet e Shqiperise jane te dobeta, por duke qene se jane kater milione qytetare qe kane te bejne me sistemin e drejtesise ne Shqiperi, ose ata duhet te jene te gatshem tu japin azil tere shqiptareve sa here te jene duke e kerkuar osete kerkojne nje nderrim regjimi ne Shqiperi.

Shume flm per sqarimin

Shume flm per sqarimin z.Astrit, Puno pak me shume ne drejtim te kapjes se ironise dhe humorit, mos ji kaq serioz vazhdimisht, mund te harrosh te qeshesh....and this is bad, very bad!

pse e shpetuan

pse e shpetuan luanin..........te japi llogari nuk e kuptoj.

Nqs Sali Berisha, Lulzim

Nqs Sali Berisha, Lulzim Basha apo Fatmir Mediu do te perndiqen ndonje dite legalisht, ne kuader te reformave per hyrjen ne BE dhe perforciminn e ligjit, mund ta kene te sigurte statusin e azilit ne SHBA!!Dhe natyrisht do te gezojne milionat qe kane vene tere keto vite.

Por besoj se duhet te jete njeri prej tyre, se te gjithe pernjehere, behet balte.

Apo dhe kjo mund te ndodhe?!

luani paska punuar per

luani paska punuar per amerikanet, hahahha, i shtohet listes: Zhulali, Imami, Spahia, Lumniku e plot te tjere... keshtu po qe ka lezet.

Shume mire e ke ti, vdekje

Shume mire e ke ti, vdekje tradhetareve,......er atyre qe jane gjalle akoma sigurisht.....

Add new comment