Pas sulmeve të Berishës, vjen një përgjigje sqaruese nga FMN-ja

Sot ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq në publik me sulme të forta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke kujtuar se “ka një histori të hidhur me Shqipërinë”. Dhe ndoshta nisur nga fakti se projektbuxheti janë konsultuar me FMN-në, përfaqësuesi i ekipit që ndodhet në Shqipëri ka sqaruar pozicionin e vet në këtë debat. “Le të heqim një vijë të fortë dhe të themi se borxhi publik nuk duhet të rritet përtej nivelit të këtij viti. Nëse do të ndiqnit këtë rrugë, ju do kishit nevojë për një korrektim fiskal prej 4% të Prodhimit Kombëtar. Kjo do të cenonte rritjen ekonomike të vitit tjeter, si dhe besimin dhe aftesitë e biznesit për të operuar. Dhe në fund taksat do të duhej të rriteshin shumë më tepër nga sa u rritën për ta realizuar. Ideja ishte që të gjenim një ekuilibër mes asaj sa korrektim duhej dhe sa hapësirë do t'i jepnim ekonomisë për t'u rritur. Dhe unë besoj se kemi gjetur një ekuilibër optimal", tha shefi i misionit në Shqipëri, Nadeem Ilahi. Ai ka folur edhe për taksën progresive, e cila sipas tij është zgjedhje e qeverisë sikurse edhe taksa e sheshtë. Por Ilahi ka nënvizuar se me hyrjen në progresivitet do të duhet të rritet cilësia e administrimit. Prononcimi i FMN-së në këtë pikë të debatit për projektbuxhetin i jep një përgjigje publike edhe opozitës demokrate, e cila kërkoi sot që FMN-ja të sjellë në Shqipëri një ekip tjetër. Në fakt me qeverinë “Berisha”, fondi humbi rolin që kishte dhe kjo asistencë që jepet në këtë moment i vjen në qeverisë në krah edhe si një argument i fortë ndaj akuzave të ish-kreut të PD-së, sipas të cilit “vendi po shkon në greminë”.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269604&ref=fp
s.z
Add new comment