Kriza, po vjen radha edhe për Gjermaninë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 13:52

Kriza ekonomike aktuale mund të përfshijë edhe Gjermaninë. Të paktën ky është vlerësimi që japin Sylvester Eijffinger, profesor i Financës në Universitetin e Tillburgut në Hollandë dhe kolegu i tij i çështjeve monetare Edin Mujagic. Sipas tyre ka disa arsye që edhe Gjermania duhet të marrë parasysh një zhvlerësim të ekonomisë së saj edhe për faktin se parashikimet për rritje nuk duken të jenë të mbështetura. “Bundesbank parashikon një rritje vjetore prej 1.8% për vitin që vjen, por kjo është shumë e pasigurt. Dhe në terma afatmesëm Gjermania do të përballet me sfida shumë serioze nga plakja e popullsisë...”, shkruajnë dy ekonomistët hollandezë. Sipas tyre një tjetër “faktor potencialisht destabilizues është kostoja e shpëtimit të euros”, si dhe “faza e re ku ka hyrë politika gjermane”. Koalicioni që sot bashkon kristiandemokratët me socialdemokratët mundet sipas autorëve që të prodhojë divergjenca mbi mënyrën sesi duhet vepruar në eurozonë. Kjo pasi socialdemokratët mbështesin eurobondin, kurse kristiandemokratët e kundërshtojnë atë. Të bashkuar të gjithë si faktorë, elementët e mësipërm mund të çojnë në një zhvlerësim të ekonomisë gjermane nga S&P.

Më shumë në: http://www.project-syndicate.org/commentary/sylvester-eijffinger-and-edin-mujagic-warn-that-the-recent-doëngrade-of-the-netherlands--credit-rating-could-mean-that-germany-will-be-next

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.