Rama për “100 ditëshin”, realizuam një... qeveri të njerëzve???

Nga të gjithë ata që prisnin analizën e 100 ditëve të qeverisë, me siguri pak kush ose asnjë, priste që konkluzionet nga qeveria-për qeverinë, të ishin negative.
Por, është pak e habitshme që krye-premtimi dhe “prioriteti i prioriteteve” që qeveria paska mbajtur qenka “përmbushja e nevojës së qytetarëve për një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”!
E çuditshme, për vetë faktin se ky “krye-premtim” nuk ka asnjë njësi matëse për ta matur.
Sa për ministrat, ja disa ekstrakte nga realizimet e tyre që mund të ngjallin dyshim, si për prioritetin që paskan pasur në 100 ditë, si për vërtetësinë, si për faktin se sa të matshme janë:
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla:
...konkurset që u realizuan për të zgjedhur drejtuesit e Drejtorive Rajonale Arsimore (e hapur për komentet e publikut).
Ministri i Rinisë dhe Mireqenies Sociale , Erjon Veliaj:
- zgjidhja e problemit të strehimit të romëve
- hapjen e disa qendrave rinore
- realizimin me sukses te nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë
- dërgimi për ndjekje penale të 800 pesonave që kanë abuzuar me detyrën.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka
është çelur edhe sezoni i pyllëzimit...
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito
Ajo u ndal tek databaza e krijuar me 16 mijë CV-të e qytyetarëve shqiptarë, të cilat theksoi ajo janë tashmë një pasuri e madhe me shumë talente.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, si dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço: ... 100 ditë janë pak, por theksoi ai, këto 100 ditë kanë treguar vullnetin tonë për të reformuar sistemin, për të krijuar një sistem të pavaruar dhe të besueshëm për qytetarët.
Ministri i Drejtësisë, Saimir Tahiri:
Aksioni Fund Marrëzisë, janë 675 autorë të kallëzuar dhe sekuestruar shumë paisje elektronike. Mbyllëm të gjitha njësitë e paligjshme të lojrave të fatit. Po hartohet kuadri ligjor për t’i dhënë fund këtij problemi.
611 raste të ndërtimeve pa leje janë proceduar.
Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto:
në Shqipëri tashmë ka shërbime më cilësore dhe me kosto më të ulët në transportin ajror.
Do të vazhdojmë të angazhojmë si partnerë të vërtetë si partnerë të biznesit.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri
Për herë të parë shteti vuri në kontroll “xhunglën” e Bulqizës.
Kemi bërë hapa të çmuar për gazifikimin e Shqipërisë, që TAP, të mos ishte thjesht kalimtar tek ne.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani:
Ne nuk ulim pagat, nuk do të ulim pagat e policive. Ne do të rrisim pensionet.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli:
tha se u instalua sistemi i meritokracisë.
Ne dhuruam ambientet për akomodimin e 54 familjeve rome, i dhamë një çati 10 fëmijëve nga këto familje.
Dinjiteti i munguar i Forcave tona të armatosura, nuk do të jetë më pjesë e fjalorit, derisa ne ta mundësojmë dhe ta ngrejmë në nivelin e FA-ve të një vendi të NATO-s.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Objektivi ishte që të rrisnim besueshmërinë e Shqipërisë. Unë jam i bindur që qeveria bëri maksimumin e saj, për statusin.
Objektivi i dytë ishte që ta hapnim edhe më tej ministrinë e Jashtme duke realizuar një partneritet me shoqërinë civile, biznesin, etj.
Kemi siguruar partneritet me organizma ndërkombëtarë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro:
Aplikuam konkurset për drejtuesit e institucioneve publike.
Duhet ti tregojmë Evropës se jemi jo vetëm një problem por që jemi edhe një vend me kulturë.
k.c.
E plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/12/22/100-dite-e-qeverise-ndiq-live-kryeministrin-rama/
ose:
Comments
Me sa kuptohet paskan thënë

Me sa kuptohet paskan thënë : A doni më për Belulin (Belulët dhe Belulet)

Seriozisht e kane keta?

Seriozisht e kane keta? Qeveria e njerezve, me njerezit, per njerzit?!? Dhe ky na qenka suksesi i 100 diteve?!? Kushedi c'qyfyre kemi per te degjuar per 1400 ditet e mbetura deri ne votimet e 2017......

Ja perse kabinetet europiane

Ja perse kabinetet europiane ishin skeptike me kesifaresoj qeveritaresh qe ngjajne me femijet e llastuar te kopeshtit te cilet po i qortove fillojne te qajne. I vetmi objektiv qe jo vetem kane realizuar por edhe tejkaluar, eshte ai i fjaleve pa mase.

Qe kjo ska bere gje ne

Qe kjo ska bere gje ne 100dite kjo nuk do shume te argumentohet. Edhe kjo puna e njerzve, vetem militantet kane perfituar vende pune pavarsisht atij database 16mijesh. e pate edhe me drejtoreshen e DAR- edhe kjo s;do filozofi. Qe po rrisni taksat kur premtuat ulje edhe kjo eshte po e qarte.
Por te pakten mos dilni me parrula alla enveriste duke fyer inteligjencen tone.

Arritjet e 100 diteshit: 1.

Arritjet e 100 diteshit:

1. Ministria e Arsimit - beri konkurse dhe fituan vec kryetar dhe aktivist PS dhe aty ku ishte ndare torta fitoi LSI. Se per cfare duheshin konkurset nje zot e di.

2. Erjon Veliaj - mbajti hopa nja dy femij rom, ja hoqi leket e asistences kryefamiljarit dhe ja gruas se tij. Nese ky nuk ka grua, nuk ja jep fare. Ah dhe dicka tjeter, propozoi qe asistenca te jepet ne natyre me ushqime, dhe tenderin e ushqimeve do e realizoje vete.

3. Lefter Koka - po pyllzohet, ka ne projekt mbjelljen e flokeve.

4. Harito - Ka arritur te beje copy paste te emaileve te Edit dhe ta kaloje te ministria e vet.

5. Naco - Ka zbuluar se drejtori i burgut qe emroi vete ishte politik dhe se frigoriferi ne burg eshte arme e rrezikshme.

6. Cuci - ka marre leksione gjeografie shtese per te njohur shqiperine

7. Tahiri - Ka konkuruar portokalline cdo te diel me Boom Show, dhe ka zbuluar se kompleksi jon nuk u shemb per shkak se besnik dervishaj kishte vjedhur 300 gr per vete.

8. Haxhinasto - liberalizoj trafikun ajor, pra tani biletat jane me shtrenjte dhe uli numrin e aksidenteve rrugore per ata qe nuk levizin ne rruge.

9. Gjiknuri - Na rikujtoi se nje qiri ne shtepi nuk eshte kurr i tepert dhe se seksioni D ne bulqize u mbyll.

10. Kodheli - Dhuroi nga pronat e babes se vet repartet per romet dhe testoi sistemin e fonise tek foltorja e kryeministrit

11. Cani - I uli taksat 97% te shqiptareve dhe jua rriti 99% te tjereve.

12. Bushati - Arriti te kuptonte direkt pas mbledhjes qe nuk na e dhane statusin

13. Kumbaro - Po hulumton ne analet e kultures shqiptare

14. Gjermeni (ne fakt e kishit harruar me lart) - ka qene pushim se ne dimer ska turizim, rikthehet se shpejti ne vere.

15. Rama - ka punuar 100 dite per te prezantuar sa me lart

I ke ra pikes.....

I ke ra pikes.....

Add new comment