Projektligji ndalon çiften e gjuetarëve për dy vjet. Moratoriumi parashikon gjoba të kripura

Pas mbylljes së shumë furrave të gëlqeres në zonën e Krujës, një tjetër lajm i mirë vjen nga fronti i ruajtjes së mjedisit. Shqipëria ndalon për dy vjet gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve në të gjithë territorin e saj, sipas një projektligji të qeverisë, paraqitur në parlament. Moratoriumi ka ardhur si pasojë e nevojës për përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie në vend. Në nenin dy të tij parashikohet dhe pezullimi i të gjitha lejeve dhe kontratave të gjuetisë. “Lejet e lëshuara të gjuetisë si dhe përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, bazuar në ligjin nr.10253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar, pezullohen”, – thuhet në këtë nen. Ndërkohë që kontratat për mbarështimin e faunës së egër do të vazhdojnë të jenë të vlefshme, por në zonat e mbarështimit të faunës së egër nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji. Në nenin 4 përcaktohen sanksionet për shkelësit e këtij moratoriumi dhe masat parashikohen të jenë vërtet të ashpra: Në rastet e kundërvajtjes administrative dënimi me gjobë shkon nga 800 mijë-1 milionë lekë dhe konfiskohet arma e gjahut e mjeteve të tjera të gjuetisë. Pjesë e këtij moratoriumi nuk do të jetë gjuetia e faunës ujore, qoftë kjo lumore, liqenore apo detare.
a.k
Comments
Keta personat ne kete foto
<p>Keta personat ne kete foto duken si talebane. Trima te medhenj me zogj. Rrace e ndyre.</p>
Shpresoj qe te mos vihen e
Shpresoj qe te mos vihen e vrasin njeres per te kaluar kohen.
Jane kolege nga Italia qe
<p>Jane kolege nga Italia qe vijen e shfarosin faunen tek parqet tona kombetare. Rrofte integrimi !</p>
Me ne fund... Vetem se
<p>Me ne fund... Vetem se ndalimi i gjuetise duhet te jete permanent, si nje aktivitet barbar i denje vetem per kriminele barbare te nje specie sub-njerezore! Gjithashtu duhet ndaluar rreptesisht prerja e pemeve, nga Veriu ne Jug! Duhen rimbjelle me drure pyjore te gjitha siperfaqet e demtuara, bile te masakruara nga individet e papergjegjshem!</p>
Add new comment