Ish gardisti Skeja në pranga nën akuzën e gjobëvënies

Për herë të parë emri i ish gardistit Fatos Skeja u bë publik në incidentin e plagosjes së një kamarieri në një lokal të njohur të Tiranës, që më pas tërhoqi kallëzimin. Për herë të dytë, kur emri i tij u përmend nga vëllezërit e Hekuran Dedës, protestuesit të vrarë më 21 janar, si ndërmjetës personal i ish kryeministrit Berisha për të “qetësuar” familjen Deda. Rasti i tretë ishte pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kur u përmend për një gjobëvënie prej 10 milionë lekësh të reja një biznesmeni shqiptaro-amerikan, i cili ka edhe lidhje familjare me Skejën. Pikërisht si i dyshuar për këtë çështje të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar mesditën e sotme ish-gardistin, në foto krah Berishës. Bashkë me të është shoqëruar në pranga edhe shtetasi Gojart Loci. Për këtë akuzë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë në mungesë dhe në fshehtësi në gjykatë masën e arrestit me burg për ish-gardistin.
a.k
Add new comment