Qosja: Berisha duhet të nxirret në gjyq

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:23

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e suksesshme në qoftë se nuk dalin para drejtësisë edhe të ashtuquajturit ‘peshq të mëdhenj’. Ndaj, Sali Berisha duhet të nxirret në gjyq!” Kjo është deklarata e Prof. Rexhep Qosjes në një intervistë për “GAZETA SHQIPTARE”, ku flet për tre muajt e parë të qeverisë “Rama” dhe sfidat e saj. Akademiku nga Prishtina, teksa fajëson ish-kryeministrin për gjendjen e tanishme të Shqipërisë, ndalet në pikat kyçe e më të diskutueshme të politikës së Tiranës. Krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi i drejtësisë, ndërtimet pa leje, çështja “Imami”, reformat e para dhe masat urgjente që duhen ndërmarrë janë temat që ai prek.
Por, përkrah nxitjes që i jep qeverisë për të punuar, shënon se duhet pasur kujdes nga hakmarrja primitive.

Për Berishën thotë:

“Kur ka dhënë dorëheqje në detyrën e kryetarit 22 vjeçar të Partisë së tij private Demokratike, kam menduar se nuk do të kem nevojë më të merrem me të. Po shoh se jam mashtruar. Ai po vazhdon ende të flasë e të sillet si të ishte ende kryeministër! Patologji despotike!”

k.c.

E plotë:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rexhep-qosja-berisha-para-gjyqit-qe-te-luftohet-korrupsioni-164616.html

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Filluen me gjygje keto fitimtart. Turp i madh.

Un isha kundra Berishes, por asnji politikan nuk asht pa faje penale.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Cfare tagri ka ky njeri qe kerkon arrestime dhe gjykime ne Shqiperi? Heren e fundit qe u interesova per te me rezultoi se ishte nje fare shkrimtari-gjuhetari kosovar me te kaluar te dyshimte komuniste-agjenturale-serbe.

Ti or zotni ben mire t'i rrish by.thes siper e mos i fusesh hundet ne punet e te tjereve.....

Submitted by Leomardo (not verified) on

Shume injorance nga anet tona profesor por ske ci bene dhe kjo eshte pjese e shoqerise

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.