Mziu update: i gjendet një vulë QV-je në shtëpi

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 07:19

Gjatë kontrollit të banesës së kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është gjetur një  vulë e qendrës së votimit Nr. 27 në Kamëz. Ky është detaji më i fundit i zbuluar nga policia e Tiranës pas arrestimit një ditë më parë të kreut të Bashkisë së Kamzës nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe shkeljes së detyrës, njofton SHQIP.

Vula e gjetur nga policia në shtëpinë e kryebashkiakut të Kamzës i përket qendrës së votimit që ka qenë e vendosur pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz dhe mendohet se kjo vulë i përket materialeve zgjedhore të 23 qershorit.

Mziu hyn tek njerëzit e akuzuar rëndë para zgjedhjeve e, edhe më herët. Ky është një rast për të testuar jo thjesht shtetin ligjor, por, edhe seriozitetin e akuzave (që gjithmonë konsiderohen politike) ndaj aktorëve politikë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.