E vërteta e grevave të transportit publik? I organizojnë pronarët!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 03:03

Transporti publik në Tiranë është në kaos për shkak se shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Nga ana tjetër shoqatat e transportit publik (firma private në fakt, pavarësisht se quhen shoqata) ankohen se shteti nuk i ka  subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin  publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë. Pas protestës 3 orëshe të zhvilluar disa ditë më parë ishte paralajmëruar një grevë 24 orëshë për ditën e hënë e cila papritur është anuluar.

Blogu Historia Ime ka investiguar pranë fatorinove dhe konkluzioni... shoferët dhe fatorinot rrëfejnë se nuk janë ata  organizatorët e protestave por vetëm zbatuesit e urdhërave. Pra, punëtorët dalin në grevë me urdhër nga... pronarët!

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.