Shtohen dyshimet për Mziun: me dy adresa, votonte dy herë!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:14

P { margin-bottom: 0.08in; }

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, rezulton i regjistruar me dy adresa banimi në Rregjistrin e Gjëndjes Civile. Ky fakt thellon akoma dhe më tepër skandalin, pasi pikërisht me anën e regjistrimit të dyfishtë, krybashkiakut Xhelal Mziut mendohet se i është dhënë e drejta të votojë dy herë, në dy qëndra votimi të ndryshme. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dy adresat e ndryshme të kryebashkiakut Mziu, ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera personale janë të njëjta.

Në adresën e parë, tregohet se vendi i banimit të kryebashkiakut kë qënë në “Qëndër Kamëz” ndërsa në adresën e dytë tregohet se ai ka jetuar në zonën e “Kodër Kamzës”. Mos përputhja e këtyre adresave lidhet dhe me numrat e rregjistrit 16/26 dhe 49/14 që rezultojnë të ndryshëm.
Nisur nga kjo situatë ngrihen dyshime të forta se kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka përdorur dhe dy qëndra votimi, duke hedhur votën dy herë për Partinë Demokratike që ai përfaqëson. Ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera i ka të njëjta, duke filluar nga emri i babait, nënës dhe bashkëshortes Vjollca Mziu.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.