Ukraina tundohet para shkëlqimit të metelikëve të Putinit, megjithatë opozita nuk tërhiqet

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:00

Kievi zgjedh Moskën: Na shpëtoi nga falimenti, thonë përfaqësuesit e qeverisë.Kryeministri i këtij vendi, Mykola Azarov deklaroi përpara ministrave se, vendimi për të pezulluar marrëveshjen me BE-në dhe nënshkrimi i një marrëveshje ndihme me Rusinë, e shpëtuan vendin nga falimentimi. Sipas BBC, presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar që të blejë 15 miliardë dollarë bonde qeveritare të Ukrainës dhe të ulë çmimin e gazit rus për këtë vend. Azarov tha se një paketë e tillë do e mbrojë stabilitetin financiar në vend. Por opozita ka kërkuar të mësojë se çfarë i është ofruar Rusisë në këmbim. “Çfarë mund të priste Ukraina? Përgjigja është e qartë: falimentim dhe kolaps social,” tha Azarov. Kryeministri tha se marrëveshja me BE-në nuk mund të nënshkruhej pasi vendi nuk mund të pranojë kushtet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Një anketë nga një organizatë jo-qeveritare në Ukrainë tregon se 46 përqind e popullit ukrainas favorizon një marrëveshje tregëtare me BE-në. 36 përqind favorizon bllokun rival tregëtar, të ish republikave sovjetike të drejtuara nga Moska.

Marrëveshja me Putinin nuk e ka bindur opozitën, e cila nuk do të heqë dorë nga protestat në ditët në vijim.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.