Garda, Berisha, protesta e 21 janarit dhe 2 milionë USD shpërblime

Nga fjala e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot në sallën e Kuvendit, në debatin e projekt-buxhetit, mund të shkëputen shumë detaje e të dhëna. Por njëra ka bërë veçanërisht përshtypje: Zbulimi se në 22 janar 2011, një ditë pas protestës dhe të vrarëve që skuqën bulevardin para kryeministrisë, qeveria Berisha miratoi shpërblim 2 milionë dollarë “për grupin e zjarrit të Gardës së Republikës”. Nuk u duk se ish kryeministri e kundërshtoi këtë fakt. Nga ana tjetër, e supozojmë se kjo shumë nuk ishte për pesë, dhjetë apo njëzet veta të të ashtuquajturit “grup i zjarrit”, por për gjithë gardistët aktivë atë ditë. Për çfarë mund të akordohet një shumë e tillë, nëse sot e gjithë ditën Berisha thotë se Garda “bëri detyrën”?
a.k
Comments
ujqerit
<p>ujqerit</p>
Kjo shume zoteri,meqe nuk e
<p>Kjo shume zoteri,meqe nuk e kupton,eshte akorduar sepse garda veç detyres beri dhe me shume.Ajo ekzekutoi kater armiq te regjimit.</p>
Add new comment