Shënim: Sa do të rritet barra tatimore në nivel agregat?

Nga një krahasim i buxhetit të rishikuar të shtetit për vitin 2013 me projekt-buxhetin për vitin 2014, rezulton se të ardhurat tatimore do të rriten 16% në vitin e ardhshëm krahasuar me këtë vit. Duke lexuar relacionin shoqërues të projekt-buxhetit mund të llogaritet se 3.6% nga kjo rritje shpiegohet me rritjen e pritshme nominale të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë 2014-ës dhe 7% shpiegohet me pakësimin e evazionit fiskal. Pjesa tjetër (5.4%) shpiegohet me rritjen agregate të barrës fiskale. Se sa barrë do të mbajë secili taksapagues (biznes apo individ) do të varet nga kushtet specifike të secilit.
E.Zaloshnja
Comments
hahahahaha "shpiegohet"
<p>hahahahaha "shpiegohet"</p>
Add new comment