Gjykata shpall falimentin zyrtar të “Sudes”. Kreditorët kanë 90 ditë për t’u ankuar

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:19

Ministri i Financave ka kujtuar dje Suden, si një mënyrë për të krahasuar situatën e ekonomisë me gjendjen e vitit 1997. Por në fakt, Suden e ka “kujtuar” sot edhe gazeta “Shqip”, natyrisht për arsye të ndryshme. Shumëkush ka menduar se firma “Sude” nuk ekzistonte më, por sipas gazetës, vetëm më 18 dhjetor 2013, gjykata ka shpallur falimentimin zyrtar të saj. Formalisht kërkesa ka ardhur nga grupi mbikëqyrës i cili në pamundësi të shlyerjes së kreditorëve kërkoi në datën 19 shkurt të këtij viti kërkesën për falimentim. Dhe dje gjykata e përmbushi këtë kërkesë. Firma “Sude” ka patur 13 mijë kreditorë, kryesisht nga Tirana. Po kështu është shpallur falimenti dhe për dy firma të tjera, “Global Foods” dhe “Universi”. Firmat në fjalë ishin vendosur nën administrim shtetëror. Vendimi parashikon që kreditorët të ankohen brenda 90 ditëve.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.