Ministri Cani: E gjetëm ekonominë si në 1997-ën

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 15:45

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot në emisionin "Të bësh ekonomi" se gjendja e financave shqiptare, e konstatuar me ardhjen e qeverisë së re, është thuajse njësoj si në vitin 1997. "Është pothuajse paralelizëm për çudinë tuaj edhe shifra që në vitin 1997, '96- e përpara me piramidat ishte e përafërt me 1 miliardë dollarë. Nuk është çudi që të dalë po 1 miliard edhe borxhi. Atëherë ja morën popullit, gabuan popullin me "Suden" e të tjerë, tani nuk kishin në objektiv popullin. E hëngri biznesi, jo pak edhe populli se kur e ha biznesi e ha dhe populli", tha Cani. Ndërkohë, lidhur me buxhetin, PD-ja, sipas Top-Channel, ka propozuar 35 amendamente.
Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/te-besh-ekonomi-cani-qev...
S.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje menyre aspak profesionale e ketij Ministri per te ngaterruar ceshtjet. Zoti Minister a e ben dot punen tende per te cilen je caktuar? Kete duhet te na thuash! Sepse edhe sikur te jemi si ne 1997-en, neve, popullit, nuk do te na pelqente aspak te kishim te njejten eksperience si ne vitet 1997-2001. Kete po na premton?

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Hera e pare qe e degjoj kete  minister dhe ky qenka tamam amator --Por ishte edhe shume leshko ne bisede hahahahaha

Saqe ajo vajza   u shkri se qeshuri --dhe ajo eshte vajze  inteligjente qe  e kuptonte ekonomine shume bukur -- Ajo eshte gzatarja me e pregatitur ne lidhje me ekonomine .....Ajo nuk ta mbush syrin ne fillim  dhe duket  shume e re per keto ceshtje , porse kur e degjon ate gjate bisedes --ajo eshte shume vajze e  pregatitur ne Biseda te tilla te veshtira

Ndersa ky minister  nuk ka nivel fare nga ekonomia hahahahahaa --- Ky dreq eshte per tu bere objekt humori popullor

Ky nuk di ca thote , kur e krahason me 97-ten --E hengri biznesi thote _-Po te gjitha qeverite marin hua nga biznesi , por nga ana tjeter Sala tha qe ky biznes ka 700 milion dollare borxhe ne tatim-taksa --Per kete gje ky minister nuk tha azgje .......

Hajde minister , hajde !

Submitted by Albi (not verified) on

Kjo eshte demagogji e paster nga nje minister te i cili une akoma besoj me shume se te pjesa tjeter e kabinetit. Ne mes te nje krize boterore ekonomike eshte gjetur nje situate qe pritej, aspak katrahura e 97.

Borxhi eshte i larte, po jo ne nivele te paperballueshme si vendet perreth. Biles 64% do ishte nje nivel per te cilet te tjeret do kishin shume zili. Normat e interesit per kete borxh jane ne nivele te ulta historike, qe tregon nje lloj stabiliteti e besimi te shteti ne teresi. Po ka renie te kreditimit si pasoje e renies se kerkeses agregate, dhe po ashtu eshte i veshtire ringritja e tyre sic po e meson tere bota gjate nje kohe krize. Po nuk po hyn ne zyra shteti te djegura pa nje statistike zyrtare. Po merr nje shtet me probleme sic ndodh kudo.

Nese vazhdojne me kete retoriken e 97 shume rrezik i bejne vetes me shume dem sepse thjesht ulin besimin e konsumatoreve dhe investitoreve duke parandaluar rrimekembjen ekonomike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.