Papa për Krishtlindje: “Të lutemi edhe me besimtarët e feve të tjera për paqen në Siri”

Papa Françesku I ka bërë sot lutjen e tij për paqe. Me rastin e Krishtlindjeve ai ka përcjellë nga sheshi “Shën Pjetër” mesazhin e tij të përvitshëm ku ka sunduar apeli për paqe dhe vlerësim të jetës njerëzore. “Të lutemi edhe me besimtarët e besimeve të tjera për paqen në Siri”, tha ndër të tjera ai. Papa u ka drejtuar një thirrje edhe jobesimtarëve që ta dëshirojnë paqen, me dëshirën që e “hap zemrën”, të gjithë sipas tij duhet të jenë një zë vetëm për qetësinë në botë. Sudani i Jugut, Nigeria, Republika Afrikanoqendrore, Kongo, ishin disa nga vendet për të cilat Papa adresoi posaçërisht mesazhin e vet. “Bekoje tokën që ke zgjedhur të ardhur në botë”, është shprehur Françesku, duke mos harruar edhe një lutje për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve!
Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/rubriche/cronaca/2013/12/23/Papa-visita-Benedetto-XVI_9820772.html
s.z
Comments
Nuk e kuptoj nji gja: Papa a
<p>Nuk e kuptoj nji gja: <em><strong>Papa a nuk e kupton apo nuk don me e kuptue se ne Sirir asht lufta ndermuslimane ne mes muslimanve sunnit dhe muslimanve shiit.</strong></em></p><p>Leni o Pape muslimant ne qefin e vet e mos u perzie ne punet e tyne.</p>
Add new comment