A duhej të injoronte simbolet e Kosovës Shpend Ahmeti, Kryetari i ri i Prishtinës?

Kreu i ri i kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, i ka mbetur besnik qëndrimit të “Vetëvendosje!”-s kundër simboleve shtetërore të Kosovës. Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media, ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo edhe flamuri shtetëror i Kosovës, që me kushtetutë duhet të jenë në çdo zyrë të institucioneve shtetërore, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
Kjo ka ngjallur admirim dhe debat, ndërsa e përditshmja Express ka ngritur pyetjen se, nëse Kryetari i Prishtinës injoron flamurin e Kosovës, pse të mos e bëjnë edhe serbët?
k.c.
Comments
Serbet e injorojne perdite
<p>Serbet e injorojne perdite emblemen administrative te Kosoves* (qe trapat ne Prishtine i thone flamur). Z. Ahmeti nuk po shkel asnje ligj shteteror - ne fund te fundit BE nuk e njeh Kosoven si shtet. Sa per c've ne sfond, politikanet shqiptare e kane zakon te perdorin cdo flamur qe ja u ze dora, perfshire dhe ate te organizatave nderkombetare. Pse jo flamurin per te cilin u vrane 10000 kosovare ?</p>
shume mire ben qe nuk e ve
<p>shume mire ben qe nuk e ve ate lecken e ahtisarit. kosova e ka flamurin e saj shqiptar.tek e fundit eshte nje shtet i perkohshem,qe ne momentin qe fatet e shqiptareve do i marrin shqiptaret ne duar,do i bashkohet shtetit shqiptar.</p>
Injoron çfare? Nje lecke
<p>Injoron çfare? Nje lecke aspak shqiptare, me ngjyra ukrainase, te imponuar nga BE-ja? Shume mire se ai nuk eshte flamuri i luftetareve per liri, nuk eshte flamuri i Isa Boletinit dhe i trimave te Drenices, nuk eshte flamuri i kombit tone, eshte flamuri i pakicave qe se bashku nuk perbejne as 8% te kosovareve! Mendoni, as 8% te banoreve te Kosoves dhe ky shtet sipas Europes kurve duhet quajtur multietnik! Ne nje kohe kur Franca ne te cilen 14% e banoreve te saj jane jo franceze, duhet quajtur shtet francez etnik, ne nje kohe kur Gjermania me 12% te popullsise jo gjermane, nuk quhet shtet multietnik, Italia me 9% te popullsise te huaj, quhet shtet i italianeve, Britania me 16% te popullsise jo britanike, u quajtka shtet homogjen i britanikeve! Dy pesha e dy masa te ndryshme, deri kur kaq skllave te poshteruar te kesaj Europe qe na ka cunguar ne keta kufij te ngushte ne te cilet jetojme?</p><p>Bravo Shpendi, bravo VV, e ardhmja e Kosoves jeni ju, jo b*thelepiresit e lavires pro sllave, BE!</p>
Add new comment