Për Berishën, Rama është "njeriu më konspirativ mbi tokë!”

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 06:10

Ish-kryeministri Berisha i ka dhënë parashikimin politik te Zonë e Lirë e Çanit, dhe, ndoshta kjo mund t'ju habisë, ka parashikuar disa apokalipse një pas një:

  1. Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt varfërisë skamjes papunësisë dhe prishjes së marrëdhënieve të saj me partnerët e saj SHBA dhe BE.

  2. kriza ekonomike është e sigurt me rritjen e taksave dhe borxhit Shqipëria shkon drejt recesionit.

  3. Në mënyrë të padiskutuar Shqipëria ka një krizë në procesin e integrimit Europian të vendit.

  4. me këto që bën "piktori", shumë shpejt do të ketë një lëvizje popullore që do t’i tregojë vendin.

 

Bie në sy kjo sentencë për Ramën:

"Sepse ky vepron në mënyrën më konspirative mbi tokë.”

Më tej bën dhe një analizë psikologjike:

“Ky [Rama] në procesin e tij psikik ky mendoi se tani u ngjit në çatinë e Botës dhe tani është vetëm ky.”

k.c.

Intervista e plotë:

http://ina-online.net/shqiperia/38477.html

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.