A është vërtet Qeveria “kundër” LSI-së për ndonjë taksë?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 04:17

Ky ishte titulli i Panoramës në lidhje me diskutimet në Grupin e Ekonomisë. Bëhet fjalë për këmbënguljen e Qeverisë që i ka qëndruar deri në fund kërkesës së saj për të rritur tatimfitimin 15 për qind, duke mos përjashtuar këtu fasonët, me gjithë kërkesën e Grupit Parlamentar të LSI-së, që e paraqiti kërkesën në Komisionin e Ekonomisë, pa gjetur miratimin e Ministrisë së Financave, e cila kundërshtoi çdo lloj uljeje të taksës për këtë sektor. Këtë herë ishte Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike që kanë bashkuar zërat në komision, por në fund asgjë nuk u ndryshua.

Të krijohet ideja sikur po nis një përplasje brenda Qeverisë, por sa e vërtetë mund të jetë kjo? Sa do “prisheshin” dy mamuthët e koalicionit vetëm për çështje fasonësh? Nëse koalicioni nuk prishet, çfarëdo që të ndodhë, sa e vërtetë beteja për të mbrojtur grupet e interesit?

Sa serioze janë betejat në komisione?

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.