Yje të rinj mbi qiellin blu të PD-së!...Kush do të drejtojë Kamzën?

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 09:34

Basha po përpiqet të bëjë një KOP të ri (Komiteti i Politikave Orientuese), si ai që bëri dikur Berisha. Sot, nga ata figura shumë pak kanë mbetur, një a dy, ja dhe tre, mes tyre dhe Basha, e në 8 vjet, vështirë se mund t`u bëhet ndonjë bilanc se çfarë sollën e se çfarë i lanë vendit. Por çështja shtrohet se cilët janë “yjet” e rinj të PD-së, ata që nesër do aspirojnë për të udhëhequr Shqipërinë?! Nuk është ndonjë mister. Basha është një prej tyre, që vuan nga një paaftësi e lindur për t`u vetëfaktorizuar si një personalitet politik. Po pas tij? Po promovohet Arben Ristani. Ose Keltis Kruja. Këto dy emra ishin dje në një konferencë për shtyp, në mbrojtje të Xhelal Mziut. Çfarë u thonë shqiptarëve këto dy emra?! Sidoqoftë, Ristani e ka një emër, por pa asnjë lloj shkëlqimi, as profesional e as intelektual, e madje me ca bëma të shëmtuara në profilin prej juristi. Teksti i djeshëm që lexoi para medias, ishte i një niveli rural: të ngjante si i hartuar nga ndonjë komunar i zemëruar me ndonjë bashkëfshatar të tij. Për Keltis Krujën, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se ç`përfaqëson si profil. Në krah të tyre ishte Aldo Bumçi, që ashtu siç shumica e emrave në lidershipin e PD-së, nuk ka arritur të rrezatojë diç të yllsishme në politikë. Por sado t`i marrrësh një e nga një, mjafton Basha që është në krye, figura më e diskutuar për nga papërputshmëria mes formimit të tij të cungët në shumë drejtime e galopit të jashtëzakonshëm politik krejt të papërligjur, për ta parë me dyshim një “rilindje” të shpejtë të PD-së.

Po kush do të jetë ylli i Kamzës? Si bastion i veriorëve, i takon një veriori të zëvendësojë Mziun, por zhvillimet në PD të çojnë te një anëtar i KOP-it të ri, nëse në rizgjedhjen e kryetarit të ardhshëm nuk “trazon urat” PS.

Zh.

Comments

Submitted by Caf Teli (not verified) on

<p>&nbsp;A mund te me sqaroni quhet &quot;Komiteti &nbsp;i&nbsp; Orientimit &nbsp;t&nbsp;&nbsp;Politikave&quot;&nbsp; = KOP, apo</p><p>&quot;Grupi&nbsp; i&nbsp; Orientimit &nbsp;te&nbsp; Politikave&quot;&nbsp; = ...</p>

Submitted by Agimi, (not verified) on

<p>Ha..ha..ha, Grupi i Orientimit te Politikave , ( <strong>G O P-</strong>i), do te kete nje rol te ri, te fuqishem dhe vendimtar ne PD-ne e sotme te plakur dhe te rrudhur.</p>

Submitted by EZ (not verified) on

Te komentosh pozitivisht apo negativisht lidershipin e Bashes nuk ka asgje te keqe. Une besoj se eshte nje gje normale. Por te flasesh per Bashen me perçmim, neveri dhe me nje urrejtje qe autori i shkrimit te mesiperm mundohet ta fshehe por pa sukses, do te thote qe duhet te jeshe dikushi ta besh nje gje te tille. Por natyrish autori jo,vetem nuk ka vene emrin poshte artikkullit por as inicialet nuk ka guxuar ti veje. Ka vene vetem nje shkronje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.