Shënim: Projekt-buxheti i 2014-ës në dhjetë rreshta

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:12

Totali i shpenzimeve të parashikuara në projekt-buxhetin e 2014-ës është rreth 4.5 miliard dollarë. Nga këto, 1 miliard dollarë do të shpenzohen për të shkuarën dhe 3.5 miliard për të tashmen e të ardhmen.

Konkretisht, nga 1 miliardëshi për të shkuarën:

Rreth 350 milion dollarë do të shpenzohen për detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve në fushën e infrastrukturës, tatimore, etj. (ky shpenzim do të financohet nga FMN-ja dhe Banka Botërore).

Rreth 200 milion dollarë do të shpenzohen për të shlyer këstet e kredive të marra deri më sot dhe rreth 450 milion dollarë do të shkojnë për të paguar interesat e borxhit të akumuluar në 23 vite (këto shpenzime do të mbulohen nga borxhi i ri që do të merret në 2014-ën).

Nga 3.5 miliardëshi që mbetet:

Rreth 650 milionë dollarë do të shkojnë për investime kapitale (shpenzim për të ardhmen)

Pjesa tjetër (rreth 2.85 miliard dollarë) përbëhet nga shpenzime për të tashmen

Shpenzimet për të tashmen e të ardhmen mbulohen nga të ardhurat e thesarit të vitit 2014.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.