Autoriteti i Konkurrencës, shumë i vonuar, kërkon heqjen e ekskluzivitetit dhe tarifave të fluturimeve për aeroportin e Rinasit

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 10:10

Pasi shqiptarëve u janë shkundur xhepat mirë e mirë, Autoriteti i Konkurrencës kërkon heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit dhe uljen e tarifave të shërbimit që ofron ky aeroport.

Në një njoftim për shtyp Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, ekskluziviteti dhe tarifat shumë të larta që aplikon operatori “Tirana International Airport” dëmtojnë konkurrencën në tregun e fluturimeve. Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile.

Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.